Poetja e talentuar Xhemi NOKSHIQI – MUZAI në SHBA ia kushton këtë poezi vendorigjinës së vet, Nokshiqit të historisë e krenarisë shqiptare, botuar te libri i saj poetik “All because…of you” – i shpallur “Libri poetik ma i mirë i Vitit 2019.

 

Nokshiqi i Plavës majë thepisur, 

plot lulëkuqe është qëndisur,

gurët ndrisin dhe guroret,

kundruall me hënën, përmendoret.

 

Qiell i bruztë, nën hënë vetimash

ti zbukurohesh me gjak trimash,

aty ku flasim me perenditë,

flasin shqip gjithë bukuritë

 

U ndez lufta deri tek retë

mbrojtën lirinë e mëmedheut,

aty zanat e hedhin shtatin

trimat me besë aty vikasin

fluturojnë plumbat me breshëri,

 nokshiqasit hjekë lypin liri.

 

Vitet 1880 arkiva ndry,

marrëveshje kobi Turqi-Rusi,

me zhba e tret Nanën Shqypni,

me marrë Nokshiqin, Plavë e Guci

 

Nokshiqasit trima, përpijnë retë,

me besë a besë lidhen me vdekë,

ia ngushtojnë lakun atij Mark Milanit:

“Para vëllezër fushë mejdanit! 

Shqipja nanë po na lyp sot,

ne bijtë e Nokshiqit t’i dalim zot’’

 

Vjen i pari Ali Smajl Mekuli

gjakun e derdhi mbi palë flamuri,

hekur brejnë me dhëmbë katër vllazni,

Mekuli, Buçajt, Mehaj, Selimi

 

Shqipet furtunë, tokën kanë ndezë,

i bënë muranë shkijet serbë e malazesë,

sisë hanës pi qumësht liria,

dasmën e gjakut prin Ali Pashë Gucia

 

Me gjamë e kujë i solli deti,

rrethimin çan martiri Jakup Ferri

ujëvarë bjeshkësh larë me rrëke gjaku

një kulm rrinë liria dhe pragu.

 

Shote Galicat ngritur kambë,

Zhuje Selmani veton çdo anë,

krah zanave mbartet Liria,

s’asht truall për krajla kjo Shqiptaria.

 

Nokshiqas jemi e kemi gjak iliri,

zemër shkëmb e zjarr prej graniti,

bijë dardanësh rrjedha shekullore,

fluturon shqipja  tokën arbërore

 

2019