Ballina Histori Fjalimi i Shaban Polluzhës në Dugapolanë të Peshterit në vjeshtën e vitit...

Fjalimi i Shaban Polluzhës në Dugapolanë të Peshterit në vjeshtën e vitit 1941

Lufta për mbrojtjen e Sanxhakut lindor në plan të parë kishte  karakter humanitar e njerëzor. Por, gjithashtu vullnetarët të prirë nga Shaban Polluzha i cili rreth vetës kishte komandat të rryer, përkrah tij kishte edhe  prijësit fetar Mulla Jakup Kombin, Mulla Zekë Bërdynën, Ilaz Spahiu – hoxhë ne Brojës, mandej Sak Fazlinë bajraktarin e Rugovës, të cilët  me këtë veprim mbrojtën edhe shqiptarët që jetojnë në këto anë. Përkatësisht, luftuan për ta mbrojtur pikën më veriore të trojeve shqiptare.

Nga: Ismet Azizi

Lufta e forcave vullnetare shqiptare nën komandën e Shaban Polluzhës, Bislim Bajgorës, Pajazit Boletinit etj., kishin arritur deri në pjesët më veriore të territorit të Sanxhakut të banuar me shqiptarë e boshnjakë. Shqiptarët trima, me të arritur në Duga Polanë, fshati më verior i banuar me popullsi myslimane – shqiptare – njësive, gjegjësisht forcave ushtarake dhe banorëve, me një fjalim të shkurtër po me një autoritet të pakontestueshëm.

Komandanti i tyre legjendar, Shaban Polluzha, iu thotë: “Të nderuar vëllezër, kemi ardhur këtu për të kryer një mision të shenjtë; jemi këtu për t’i mbrojtur familjet e rrezikuara nga çetnikët e tërbuar. Ju, siç jeni në dijeni, kriminelët serbë kanë vrarë e masakruar popullatën e pafajshme të kësaj ane. Ne, kur kemi pasur mundësi, gjithnjë kemi ndihmuar popujt e rrezikuar. Prandaj, në këtë kontekst, duhet kuptuar këtë mision, i cili në plan të parë ka karakter humanitar e njerëzor. Por, me këtë mbrojmë edhe një pjesë të shqiptarëve që jetojnë në këto anë. Uroj që lufta të na shkojë mbarë dhe besoj se kemi forcë dhe moral që t’i dëbojmë hordhitë çetnike nga Sanxhaku i përgjakur”.

Babai i Faruk Spahiut (kryetarit të Mitrovicës ne vitet 2000-2005), Ibrahim Spahiu i ka pohuar gazetarit Muhamet Mjeku se luftëtarëve në DugaPolanë iu është drejtuar edhe babai i tij, Ilaz Spahiu – hoxha i Brojës, i cili në kontekst të ritit fetar ka theksuar se “misioni juaj është njerëzor dhe se dikush mund të bjerë edhe në vijën e frontit, prandaj përshëndetuni me njëri-tjetrin. Te Zoti jeni të drejtë. U priftë e mbara!” Një krah i forcave vullnetare erdhi nga Peja, Rugova, në mesin e shumë burrave nga kjo anë ishte Mulla Zekë Bërdyna. Për mbrojtjen e Pazarit u zhvilluan shumë beteja. Mulla Zeka u shqua në mesin e vullnetarëve si një burrë trim, i dashur, i mençur që dinte t’i motivonte gjithnjë luftëtarët në momentet e vështira duke iu përkujtuar se për kombin duhet të luftohet sepse këtë e thotë edhe Zoti281. Sipas pazarakëve, një nga njësitë vullnetare që bërë luftë të pa kompromis, që u dallua për trimëri e strategji luftarake, ishte ajo e hoxhës së urtë e trim, Mulla Zekë Bërdynaj nga Radavci, i cili udhëhiqte 400-500 vullnetarë.

 

Por, sulmi  çetnik vazhdoi edhe më 21 nëntor 1941, dukshëm me forca më të mëdha. Atëherë u dogjën  të gjitha fshatrat myslimane nga Pozhega deri në Vuçeniq. Megjithatë, qyteti përsëri është mbrojtur me sukses. Bilanci i viktimave ka qenë: 42 çetnikë të vrarë, 26 mbrojtës të vdekur, të plagosur 45 njerëz. Çetnikët vranë 20 njerëz të pafuqishëm, gra dhe fëmijë.

Megjithatë sulmi  çetnik nuk pushoi. Madje sulmi vijues ishte  më specifik. Me fjalë të tjera, çetnikët u shërbyen me mashtrim duke i njoftuar gjermanët se Pazarin e Ri, kinse e kishin në dorë partizanët-komunistët. Prandaj gjermanët u nisën më 4 dhjetor 1941, diku rreth orës 9,00 për ta sulmuar qytetin bashkë me çetnikët. Po ndërkohë kanë kuptuar se janë të mashtruar dhe janë kthyer në Rashkë. Së bashku me ta janë kthyer edhe njësitë çetnike.

Më 7dhejtor të vitit 1941, kur gjermanët u kthyen në qytet, u pritën me entuziazëm nga serbët dhe boshnjakët. Ky fakt ilustron situatën specifike dhe të komplikuar. Kthimi i tyre shënoi edhe fundin e konflikteve të përgjakshme bilanci i të cilit ishte me humbje të mëdha: nga mesi i korrikut deri në fund të dhjetorit 1941, humbën jetën gjithsejtë 756 boshnjakë, serbë e shqiptarë. U dogjën 2.792 shtëpi. Më së shumti pësuan teritoret e komunave të paraluftës: Pozhega, Tërnava, Rajetiqi, Dezheva, Postijenjë, BijeleVode dhe Nikolaçë. Edhe në momentet e rreziqeve më të mëdha erdhi në shprehje merhametimysliman. Në qytet nuk ka pasur asnjë familje serbe, e cila nuk e ka pasur ndonjë kujdestar për sigurinë e tyre dhe rojtarë. Nganjëherë në këtë detyrë humanitare ishin të angazhuara familje të tëra. Këshilli për mbrojtjen e qytetit në krye me AqifBlytën, mori vendim që 420 serbë të qytetit të vendosen – strehohen në ndërtesën e burgut të qarkut të Pazarit të Ri dhe në këtë mënyrë të jenë të mbrojtur dhe jeta e tyre të jetë e sigurt. Posaçërisht për realizimin u dallua Milicia Myslimane në krye me komandantin Mulla JakubKombi (Kardoviq) nga Bisheva, i cili i erdhi në ndihmë kryeqytetit të Sanxhakut me qindra bashkëluftëtar të armatosur nga Krahina  e Rozhajës dhe Bisheva. Ky aksion është realizuar më 6 dhe 7 nëntor dhe ka zgjatur deri më 7 dhjetor 1941.

JakupKardoviq (në mesin e shqiptarëve i njohur me nofkën “Kombi”) u lind në vitin 1869 në Rozhajë. Vjen nga një familje e ulemave. Jakupi u diplomua në Medrese (Ruzhdi) të Shkupit dhe është njëri nga tre medresantë e tërë trevës së Rozhajës që atëherë përfundoi medresenë. Fliste dhe shkruante, përveç shqipes, maqedonisht, turqisht, persisht, arabisht, gjermanisht, italisht dhe boshnjakisht. Lufta e Dytë Botërore e gjeti në Tutin, ku ai shërbeu si kryetar komune në dy mandate. Aty krijoi një miqësi të madhe me banorët e zonës tre kufitare të rajonit të Sanxhakut. Kur Pazari i Ri dhe Senica ishin të kërcënuara me shfarosje nga çetnikëve serbë, Mulla JakupEffendiu organizoi menjëherë Rozhajasit dhe ata të Bishevës dhe gjithashtu e informoi mikun e tij në Kosovë, Shaban Polluzhën, duke kërkuar prej tij që menjëherë t’u vijë në ndihmë banorëve të Pazarit, sepse ishin të rrezikuar nga çetnikët. Këta dy njerëz, përveç AqifBlytës, XhemailKoniçanit, vëllezërve Dresheviq (Dreshaj) luajtën rol kyç në mbrojtjen e Novi Pazarit nga çetnikët serbë.

Pas sulmit të parë të çetnikëve mbi Pazarin e Ri (4 nëntor 1941) thirrjes së AqifEffendiut iu kishin përgjigje Shaban Polluzha me 3200 dhe Mulla Jakup Kombit me rreth 2600 luftëtarë. Mulla JakupEffendiu, si një hero ka qenë njeriu më besnik i AqifBlytës. Gjatë sulmit çetnik në Novi Pazar, AqifBlyta ia ka besuar 420 serbët lokalë (të moshuar, gra dhe fëmijët), të cilët i ka strehuar në lokalet e Gjykatës së Qarkut dhe në burgun në Novi Pazar, nga hakmarrja që mund të ndodhte ndaj tyre për krime të kryera nga ana e çetnikëve në këtë periudhë. Rreth Rozhajës pas përfundimit të luftës kishte disa grupe të shqiptarëve që ishin fshehur në male Haile, Kullë, Buxhov e gjetkë. Për mulla JakupEffendiun kishte informacione se ishte fshehur në shtëpinë e tij në Rozhajë. Është interesant të theksohet se komunistëve e përshkruanin kështu: “Qëllimi ishte të kapet i gjallë dhe të dorëzohet tek autoritetet përkatëse për gjykim. Për shkak se ishte natë e errët dhe ai nuk ishte i lidhur, në një moment provon të ikën. Luftëtarët kanë reaguar shpejt dhe e vrasin“.Megjithatë, qytetarët e vjetër pohojnë se në fillim në vitin 1945, një grup i partizanëve, në mesin e të cilëve ishin disa komunist të Rozhajës, shkuan në drejtim të shtëpisë së Mulla Jakupit për ta arrestuar. Megjithatë, ai nuk u dorëzua, siç thuhej, në shtëpinë e tij (?). I kishin thënë se janë të detyruar ta burgosin dhe se duhej ta gjykonin si përgjegjës për vrasjen e vëllezërve Hamzagaj në Tutin. Tashmë atij i ishte e qartë se çfarë po ndodhte. Partizanët ishin të habitur nga paraqitja e tij, dhe njëri prej tyre kishte komentuar, “A është e mundur që ky njeri i vjetër bëri çudira të tilla?” Në rrugën nga shtëpia e tij drejt ndërtesës së qeverisë së re, në udhëkryq të urës kryesore të Ibrit, në bregun e majtë të lumit Ibër, njëri nga partizanët me pushkë automatike shtiu brutalisht mbrapa shpinë dhe e vrau. Partizanët e akuzuan për atë se çka kishte ndodhur në mesin e vitit në 1944, kur vëllezërit Dreshaj në Tutin kishin ekzekutuar vëllezërit Hamzagaj, të cilët ishin në radhët e komunistëve, sepse ai ishte president i komunës, thuhet se ka miratuar likuidimin e tyre. Vrasja e Mulla JakupEffendiuKardoviq në vitin 1945, ishte vendimtar për të gjithë hoxhallarët e trevës së Rozhajës, ishte një sinjal për t’u tërhequr vërejtjen që të merren vetëm me punën e tyre. Pastaj vjen periudha kur shumica e Kardoviqëve u shpërngulën në Tutin, në Novi Pazar, në Shkup dhe në Turqi.