*Kompania “SA Builders and Contractors Ltd” në Londër, me president të saj biznesmenin e suksesshëm e humanist, Skënder PËRPEPAJ nga Curraj Epër i Nikaj-Mërturit të Tropojës, (njëherash dhe Drejtor i “Gazeta e Alpeve”) i rrit lart vlerat e mwdha tw emrit “Shqiptar”, pasi vlerësohet si një ndër rreth njëzet kompanitë më të mira në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut-

* Z. Skënder PËRPEPAJ me kompaninë e tij lider “SA Builders and Contractors Ltd” hyn në “Rishikimi Parlamentar”, botim prestigjioz vjetor britanik, që iu dërgohet zyrtarisht mbi 500.000 drejtuesve kryesorë të biznesit, politikë-bërësve dhe individëve të tjerë të rëndësishëm –

* Z. SKËNDER PËRPEPAJ merr pjesë në ceremonitë e nderimit edhe të kompanisë së tij në Pallatin Westministër dhe takohet e merr vlerësime nga Lordi DAVID BLUNKETT, ish Ministër i brendshëm i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe.

Dr. Fatmir TERZIU – Londër *

Vlerësimi Parlamentar, për departamentin “Ndërtimi dhe Inxhinieria, këtë vit (2019) përfshiu dhe përzgjodhi me vota të larta dhe unanime dhe Kompaninë “SA Builders and Contractors Ltd”, që drejtohet nga i mirënjohuri i biznesit të kësaj fushe në komunitetin shqiptar e më gjerë, biznesmeni Skënder Përpepaj.

Michael Gove, Shefi Ekzekutiv i Federatës së Ndërtuesve Master, Brian Berry dhe Profesori i Këshillit Inxhinierik, Chris Atkin, prezantuan shtatë dokumente të mbushura me përsosmërinë britanike të ndërtimit dhe inxhinierisë, duke i vënë thkeksin edhe arritjeve dhe përsosmërisë së kësaj kompanie.

Edicioni 2019/2020 i Departamentit “Ndërtimi dhe Inxhinieria” gjithashtu ofroi një azhurnim mbi projektet vitale të ndërtimit të shtëpive britanike dhe infrastrukturës.

Ndërsa ishte ftesa e merituar dhe përzgjedhja kaq e vlerësuar e “SA Builders and Contractors Ltd”, sipas të pranishmëve në këtë festë dhe privilegj parlamentar takimi me ish Ministrin e Brendshëm të Britanisë së Madhe, të mirënjohurin, David Blunkett, i drejtuesit të kompanisë shqiptare, do të përshkruhej me pak fjalë si një vlerësim tjetër meritor.

Midis rreth njëzetë kompanive të vlerësuara, rrjeshtimi iSA Builders and Contractors Ltd” natyrshëm që përbën një fakt për arritjet e mëdha të Komunitetit Shqiptar, dhe po aq dhe për vlerat që tashmë ka marë emri shqiptar në mjaft fusha britanike. Kjo përzgjedhje u bë edhe pjesë e rishikimit parlamentar.

Rishikimi parlamentar është një botim prestigjioz vjetor, duke ndërthurur komentet politike nga gazetarët kryesorë, me një pasqyrë specifike të sektorit nga sekretarët e shtetit, ministrat dhe deputetët. Ajo ofron një udhëzues të domosdoshëm për praktikat më të mira të industrisë, i cili tregon se si udhëheqësit e sektorit janë përgjigjur ndaj sfidave në mjedisin politik dhe ekonomik. Rishikimi ka disa botime, ku secili përqendrohet në një fushë individuale të politikave me qëllimin strategjik të ngritjes së standardeve duke nënvizuar praktikat më të mira.

Ai u dërgohet mbi 500.000 drejtuesve kryesorë të biznesit, politikë-bërësve dhe individëve të tjerë të rëndësishëm.

Lëshimi i Revizionit shënohet nga një gala vjetore në Pallatin e Westminster, aty ku pikërisht ishte ftuar edhe “SA Builders and Contractors Ltd” e drejtuar nga Skënder Përpepaj.

Në këtë pikë, “SA Builders and Contractors Ltd” drejtuesi dhe përfaqësuesit e kësaj kompanie shqiptare shprehen për “Fjala e Lirë” e “Albanian Post” dhe “Gazeta e Alpeve”, se ishin krenarë që u zgjodhën si “Përfaqësuesi i Praktikës më të Mirë” në edicionin “Ndërtimi dhe Inxhinieria” të Rishikimit Parlamentar.

Kryesuar nga Lord Pickles, ish Sekretari i Komuniteteve nga Partia Konservatore dhe Lord Blunkett, ish Ministri i Punëve të Brendshme, Rishikimi Parlamentar edhe këtë vit kishte për qëllim të shkëmbejë praktikat më të mira midis politikëbërësve dhe udhëheqësve të biznesit.

Duke kombinuar komentet nga gazetarët për të përcaktuar fitues të çmimeve me mendimin novator nga ekspertët e industrisë, Rishikimi Parlamentar ofroi një përmbledhje gjithëpërfshirëse të vitit të kaluar dhe një model të besueshëm për vitin që vjen.

______________

*Dr. Fatmir Terziu – Mjeshtër i Madh, poet eshkrimtar shqiptaro-britanik; regjisor, kritik i artit e letërsisë shqipe; botues i portalit shqiptar “Fjala e Lirë” dhe i gazetës “Albanian Post” në Londër.

(Nw fotot): Z. Skënder Përpepaj me ish-Ministrin e Punëve të Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar tëBritanisë së Madhe e Iralndës së Veriut, Lord  David Blunkett. Një nga dokumentat e vlerësimit nga Parlamenti Britanik të kompanisëSA Builders and Contractors Ltd” me president të saj, z. Skënder Përpepaj, si një ndër njëzet kompanitë më të mira nëMbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe të Irlandës së Veriut për 2019/2020. Pamje nga ceremonia dhe facsimile nga botimi vjetor elitar “Rishikimi Parlamentar”.

Please follow and like us: