Tiranë më 28.10.2019

      Njoftim për të interersuarit

Me datën 26 Tetor 2019, në Preshevë u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi kulturor në mes disa Shoqatave të trojeve etnike shqiptare të Gadishullit Ilirik.

Konkretisht në mes Shoqatave:

1. SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE PRESHEVË,

2. SHOQATA “BYTYÇI” TIRANË,

3. SHOQATA PËR SHKENCË DHE KULTURË “PELLAZGËT” TETOVË,

4. Qendra për Studim dhe Hulumtim Mitrovicë,

5. BASHKËSIA KULTURORE SHQIPTARE “PERSPEKTIVA” BUJANOC

Ndonëse me datën 26 Tetor 2019, në qytetin e Preshevës, u mbajt me sukses të dëshmuar Konferenca Shkencore “Trashëgimia kulturore dhe turizmi”. Përndryshe radhëve të tjera, me këtë rast në prani të të gjithë pjesëmarrësve u nënshkrua edhe një marrëveshje bashkëpunimi në mes disa Shoqatave nga trojet etnike shqiptare të Gadishullit Ilirik e cila ishte jo vetëm një risi, por maturim dhe një hap avanc në kuadër të bashkëpunimit në mes tyre. Ato janë:

1. SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE PRESHEVË,

2. SHOQATA “BYTYÇI” TIRANË,

3. SHOQATA PËR SHKENCË DHE KULTURË “PELLAZGËT” TETOVË,               4. Qendra për Studim dhe Hulumtim Mitrovicë,

5. BASHKËSIA KULTURORE SHQIPTARE “PERSPEKTIVA” BUJANOC.

Kjo marrëveshje ishte një materializim i ndërsjellë i një bashkëpunimi prej disa vitesh në mes tyre dhe tani ai bashkëpunim arrin në stadin e një marrëveshje shumëpalëshe e cila përbën një garanci bashkëpunimi në mes tyre. Përndryshe shumë Shoqatave të tjera të cilat kanë pasë dhe kanë veprimtari në letër dhe përkrahje financiare nga qeveritë respektive dhe burime të tjera, nënshkrueset e kësaj marrëveshje e kanë pasë dhe kanë kapital të tyre të pashtershëm vullnetin, predispozitën dhe dhe angazhimin në vijimësi duke pasë ndriçuese në rrugën e tyrë idealet kombetare. Në rastin tonë përndryshe qeverive së paku të Shqipërisë dhe Kosovës të cilat kanë mbetur në vendnumëro e në kuadrin e demagogjisë e propagandës, për sa i përket rritjes dhe bashkëpunimit në mes këtyrë dy shteteve të të njëjtit vend. E aq më keq që ato të jenë dalazot të shqiptarëve kudo që janë në trojet e tyre etnike shqiptare apo me shumicë në Botë, këto Shoqata kanë bashkëpunuar në mënyrë produktive prej vitesh e tani ndërtuan dhe nënshkruan një aktmarrëveshje bashkëpunimi e cila deri tani është unike në llojin e vet.

Më poshtë po paraqesim tekstin e marrëveshjes së nënshkruar në mes shoqatave.

1.SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE PRESHEVË

2.SHOQATA “BYTYÇI” TIRANË

3.SHOQATA PËR SHKENCË DHE KULTURË “PELLAZGËT” TETOVË

4.Qendra për Studim dhe Hulumtim Mitrovicë

5.BASHKËSIA KULTURORE SHQIPTARE “PERSPEKTIVA” BUJANOC

NËNSHKRUAJNË :

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI KULTUROR

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Preshevës, Shoqata “Bytyçi” e Tiranës, Shoqata për Shkencë dhe Kulturë “Pellazgët” e Tetovës dhe Bashkësia Kulturore Shqiptare “Perspektiva” e Bujanocit, përfaqësojnë në rajonin e tyre epiqendrën e veprimtarisë dhe aktiviteteve kulturore, shkencore e artistike.

Duke konsideruar rolin dhe rëndësinë shumë të madhe dhe të veçantë në kulturë, shkencë e art, të Shoqatave dhe bashkësisë së lartë përmendur, në integrimin shpirtëror të popullit shqiptar, të ndarë me kufij të panatyrshëm dhe shtetëror e administrativë, që mund të realizohet përmes depërtimit të kulturës, shkencës e artit, shoqatat dhe bashkësia kulturore shqiptare, më sipër të shënuara/përmendura/, arritën pëlqimin e përbashkët për bashkëpunim të ndërsjellë kulturor, shkencor e artistik.

Qëllimi i bashkëpunimit është shkëmbimi i përvojave të ndërsjella dhe i organizimeve të përbashkëta kulturore, shkencore e artistike, në organizimin e përbashkët dhe veç e veç në rajonet ku kanë selinë e veprimit, sidomos të Festës së Plisit të Bardhë, për ta shpallur këtë Festë Mbarëkombëtare.

Propozimi i nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit kulturor, shkencor e artistik u dha më 26 gusht të vitit 2019, në Festën e Plisit të Bardhë në malin Dajt të Tiranës, në bisedën e kryetarëve të këtyre subjekteve kulturore, ndërsa do të zyrtarizohet , të shtunën, më 26 tetor 2019, në ditën e mbajtjes së Konferencës shkencore “Trashëgimia kulturore dhe Turizmi” në Preshevë.

Fushëveprimtaria dhe aktivitetet e shoqatave dhe e bashkesisë kulturore është shumë i gjërë dhe i larmishën: mbajtja e konferencave, tribunave, debateve, takimeve, tryezave, seminareve, trajnimeve, promovimeve, ekspozitave dhe formave të tjera të organizimit e aktiviteteve kulturore, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe të organizimit të aktiviteteve vetanake e të përbashkëta.

Nënshkrimi dhe shpallja e Marrëveshjes së bashkëpunimit kulturor midis këtyre subjekteve, konsiderohet me shumë rëndësi në fushën e kulturës, shkencës e artit dhe shënon ngjarje shumë të veçantë në integrimin shpirtëror të popullit tonë.

Synimet tona, të shoqatave dhe bashkësisë kulturore shqiptare janë të realizueshme, të kapshme dhe praktike, andaj shpresojmë se qeverisjet lokale, qendrore, mërgata, sektori publik e privat, nuk do të hezitojnë për të na përkrahur moralisht dhe materialisht.

PRESHEVË, MË 26 TETOR 2019

1.Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore Preshevë Xhemaledin Salihu, kryetar

2. Shoqata “Bytyçi” Tiranë, Agron Isa Gjedia, kryetar

3.Shoqata për Shkencë dhe Kulturë “Pellazgët” Tetovë, Shefki Selami, kryetar

4.Qendra për Studim dhe Hulumtim Mitrovicë, Dr.sc.Mustafë Haziri, kryetar

5. Bashkësia Kulturore Shqiptare “Perspektiva” Bujanoc, Sevdail Hyseni, kryetar