Nëse keni dashur ndonjëherë të dini se sa mund të kusthojë tualeti i një milioneri në Kinë, përgjigjja është rreth 1.2 milionë euro.

Ky tualet që është prodhuar nga një kompani në Hong Kong është i larë në ari, dhe kapaku ka 40 mijë copëza diamanti brenda.

Kompania e luksit që e ka prodhuar quhet “Coronet”, dhe është degë e kompanisë së argjendarive në Hong Kong, Aaron Shum.

Sipas prodhuesit, kapaku është i bërë me xham antiplumb, dhe është stolisur me 40.815 copëza diamanti, që në total shkojnë 334 karat.