Nuk di se si më ngjau
Të humb rrugën vrap pas malli
Në një qytet 100 km larg
Atje ku isha shume herë më parë
Më lidhte nata në përqafime
Deri në vesën e bardhë….
Tani nuk di pse humba rrugën
Nuk njoha banesën e saj
Numrin e kisha harruar
Në fletët e kujtimeve ngatërruar
Tani,çdo gjë më përngjante në atë,
Ajo nuk ishte!…..
Sillesha vërdallë zjarrishtës rinore
Dridhesha i tëri nga malli, kisha flakë
Nuk pajtohesha me mosqenien e saj
Pa puthjen e lamtumirës nuk pranoj ndarje
Duke u sjellë rrugëve arriti muzgu
Në dritat e neonit shkëlqenin fytyra bukurie
Vinte drejt nga unë siluetë e saj
Sytë u çmenden,zemra po dridhej
Ajo,si dikur mu hodh në përqafime
Aritmia shpejtoi trokitjet provokuese
Një zë u dridh në gjoksin tim
“Unë nuk jam ajo,amanet e kam
Të përqafoj e të puthë fort
Ajo nuk ekziston!…..”
Sa idhshëm më doli gjumi
Në shtratin e gacave……