Vitin e fundit rastet e të prekurve nga fruthi u rritën ndjeshëm.

Sipas një studimi të fundit fruthi ka një ndikim shkatërrues në sistemin imunitar të trupit që mund të vështirësojë luftimin e infeksioneve për vite me rradhë.

Virusi mund të shkaktojë “amnezi imune” – domethënë trupi harron se si të luftojë defektet që dikur dinte si t’i luftonte.

Fruthi gjithashtu rivendos sistemin imunitar në një gjendje “të ngjashme me të fëmijës”, duke kompromentuar aftësinë e sistemit imunitar për të sajuar mënyra se si t’i trajtojë infeksione të reja.

Ekspertët thanë se gjetjet treguan rëndësinë që ka vaksinimi për fruthin.