Sektori publik i prodhimit dhe shërbimeve, regjistron numrin më të lartë të të punësuarve, referuar të dhënave nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve.  

Por cilat janë institucionet publike që dominojnë? Referuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të vëna në dispozicion për TV SCAN, Operator i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka numrin më të lartë të të punësuarve, nga të gjitha kompanitë në vend private apo publike, me 6361 punonjës. Më pas situatën në “dorë” e marrin institucionet publike në sektorin e shërbimeve, ku në vendin e dytë renditet Drejtoria Arsimore Qytet, me 3763 punonjës, e ndjekur nga Qendra Spitalore Universitare me 2982 punonjës, Posta Shqiptare me 2491 të punësuar, Zyra Vendore Elbasan me 2212 punonjës.

Më tej, listën e 10 institucioneve publike me numrin më të lartë të stafit, e vijon Bashkia e Tiranës, me 2074 punonjës, Drejtoria e Policisë me 2066 të tillë, dhe më pas renditet tre zyrat vendore arsimore Durrës, Shkodër dhe Fier. Po ashtu, një numër të lartë punonjësish, duke tejkaluar 1 mijë, kanë edhe kompania Albpetrol dhe Ujësjellës Kanalizime Tiranë. Vetëm 10 institucionet e para të listës punësojnë në total mbi 28 mijë individë.

Institucionet publike me numrin më të lartë të punonjësve:

OPERATORI I SHPËRNDARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE 6361

DREJTORIA ARSIMORE QYTET 3763

QENDËR SPITALORE UNIVERSITARE 2982

POSTA SHQIPTARE SH.A  2491

ZYRA VENDORE ARSIMORE ELBASAN 2212

BASHKIA E TIRANËS 2074

DREJTORIA E  POLICISË 2066

ZYRA VENDORE ARSIMORE DURRËS 1977

ZYRA VENDORE ARSIMORE SHKODËR 1906

ZYRA VENDORE ARSIMORE FIER 1898/SCAN