BARDHOK RAJTA, INTELEKTUAL E PATRIOT I SPIKATUR

Nga Fadil CANAJ (Ish Drejtor i Pergjithshwm i Policisw sw Shtetit )

Përshendetje miku im, të përgëzoj për këtë përshkrim të jetës tënde* prej një intelektuali dhe patrioti të spikatur…

Je i nderuar, i dashuri miku im, Bardhok Rajta. Ke bërë detyrën që të ngarkoi koha dhe shoqëria në kohët e vështira që kalon Shqipëria…, por vërtet ke bërë punë të madhe. Respekt për Ju e për punëtorët si Ju nga Lura e ngado!

Ka qënë fat që të kam njohur.

Respekt për Familjen Rajta!

Tiranë, 2019

________

*Fjala është për intervistat e ing. Bardhok Rajtës botuar në shtypin shqiptar në Tiranë, Kosovë, Maqedoni, Europë e Amerikë, të pasqyruara dhe në faqen e tij vetjake në Facebook, ku pas leximit të tyre kanë dhënë komente e vlerësimet e tyre dhjetra miqë, të afërm e të njohur të tij, ndër ta dhe z. Fadil Canaj. Këto, disa prej tyre, më të përzgjedhurat, po i  botojmë dhe në këtë libër për ing. Bardhok Rajtën, për t’ua bërë të njohura lexuesit dhe të ardhmes.

LURA ËSHTË KRENARE QË TË KA BIRIN E SAJ

Nga Arif VLADI – Mjeshtër i Madh

Është kënaqësi kur të jepet mundësia për të shprehur konsideratë për njerëz shumëdimenisonal, si për z. Bardhok Rajta.

Lura është krenare që të ka birin e saj.

Dibra të është mirënjohëse për kontributin e vyer që dhatë për përparimin e saj në shkencat elektrike, drejtimin e ndërmarrjeve dhe projektimeve novatore në fushën e energjetikës, ku dhe sot kontribuoni në të gjithë Shqipërinë.

Ju jeni njeriu dhe intelektuali që i duhet shoqërisë, që do të shkojë drejt përparimit.

Respekte për Ty, z. Bardhok Rajta!

Tiranë, 2019

BABAI JUAJ LA GJURMË NË JETËN E DIBRES

Nga Hajri HOXHA

Shoku im, babai juaj, Lekë Rajta, la gjurmë në jetën e Dibrës me karakterin e tij burrëror, të ndershëm, të drejtë dhe shumë fisnik prej malësori.

Tiranë, 2019

 

KULLA E RAJTËVE KA LIND E RRITË DJEMË QË IA KANË LARTËSUAR GJITHMONË EMRIN

Nga Demir OSMANI

Kulla e Rajtëve ka pritë e përcjellë shumë burra të mëdhenj e patriot, por dhe ka lind e rritë djemë që ia kanë lartësuar gjithmonë emrin.

Tiranë, 2019

BABAI JUAJ LA PROVAT SE SI DUHET TË JETË NJË NJERI

Nga Abdulla KATA

Të rroni e ta kujtoni gjithmonë babain tuaj, Lekë Rajta, dhe njeriun e madh që la provat se si duhet të jetë një njeri. Unë e kam njoft dhe se kam me të dëgjuar.

Peshkopi , 2019

NJERËZ TË MIRË SI JU E BABAI JUAJ JANË “SPECIE NË ZHDUKJE”

Nga Mira ÇELA

Bardhok, të përshëndes dhe të përgëzoj për çdo gjë që lexoj rreth teje, për gjërat e mira që ke bërë dhe vazhdon të bësh, për shoqërinë, familjen dhe vendin tënd.

Njerëz të mirë si ju e babai juaj i ndjerë, më vjen keq ta them, por janë specie në zhdukje.

Uroj çdo të mirë për ju, Netën e fëmijët.

Me mall nga Amerika e largët. Mira Çela.

Amerikë, 2019

BARDHOKU NA BËN TË JEMI KRENAR QË E KEMI LURASIN TONË

Nga Xhep BUCI

Respekte për inxhinierin, për kuadrin shembullor, që lindi në Lurën tonë, që na bën të jemi krenarë që e kemi lurasin tonë.

Bardhok Rajta është një burrë i mirë, që e ka treguar me punën e tij të palodhur si një kuadër dhe drejtues korrekt, që e respektoi cilindo hallexhi, që ecën me thjeshtësinë e njeriut zemër mirë.

I uroj shëndet dhe mbarësi familjarisht!

Lurë, 2019

KËNAQËSI KUR TË VLERËSOHET PUNA

Nga Bedri SHEHU *Mësues kimie.

Është kënaqësi kur të vlerësohet puna e mundi nuk të shkon kot.

Urime, mik i dashur, Bardhok !

Diber, 2019

PËRSHENDETJE NGA LURA

Nga Hasan HOTI*

Bardhok Rajta, je i pazëvendësueshëm, inxhinier.

Të përshendes nga Lura…!

Lurë, 2019

___

*Administrator i Njësisë Administartive të Lurës në Bashkinë e Dibres.

KRENARË PËR TY, QË KE LËNË GJURMË POZITIVE

Nga ing. Flutura TOLA

Urime Bardhok, krenar për ty, që ke lënë gjurmë pozitive humane dhe profesionale.

Komplimentat e mija.

Të fala ty e familjes tuaj!

Itali, 2019

JE NJË INTELEKTUAL I KOMPLETUAR

Nga mjeke Afërdita REKA – BALLA

                                                                             

E meritonBardhok.   Gazeta të jetë e nderuar që të ka intervistuar, pasi ua ke rritë vlerat.

Je intelekual i kompletur.

Ju uroj nga zemra suksese të mëtejshme në punën tuaj shkencore dhe  në familje!

Greqi, 2019

ME KONSIDERATA PËR PUNËN TUAJ

Nga Halil HALLAÇI*

Bardhi,** të dërgoj përshëndetjet dhe urimet e mia, miku im i vjetër.

Shëndet familjarisht…!

Me konsiderata për punën tuaj,

Halili

Kanada, 2019

_______________

*Ish drejtor i Ndërmarrjes Gjeologjike në Bulqizë. Emigrant në Kanada.

**Bardhok Rajta.

SHEMBULL I MIRË PËR BREZAT

Nga Gazmend BUJARI

Shpreh respekte për z. Bardhok Rajta dhe le të ndikojë si shembull i mirë për brezat e ardhshëm.

Tiranë, 2019

NDJEHEMI TË LUMTUR QË NJIHEN PËRPJEKJET E TUA TË MËDHA

Nga Oresti JASE*

Gëzohem Bardhok për fjalët e mira në adresën e personalitetit tënd.

Ne, si shokët tënd në universitet dhe në punë ndjehemi të lumtur dhe krenarë që njihen përpjekjet e mëdhaja që ke bërë në ushtrimin e profesionit tënd në gjithë këta dhjetëvjeçarë.

Meqenëse ndodhemi në kurbet dhe këtej nuk e kemi gazeten “Bota Sot” bëj si të bësh e ma dërgo intervistën në adresen time në mesenxher…

__________

*Shok fakulteti i Bardhokut. Tani emigrant në Greqi.

ADMIRIM PËR NJERËZ TË TILLË QË KOHA I LA NË HIJE

Nga Petrit SENJA

Respekt dhe admirim për njerëz si zoti Bardhok Rajta, që kjo kohë i la në hije.

Tiranë, 2019

Nuk heq asnjë presje në vlerësimet për punën tuaj

Nga Arif SHULKU

Shumë i vërtetë komenti i Bardhyl Bejos për ju, ing. Bardhok Rajta, që u botua në gazeta e portale shqiptare, të cilit nuk i lëviz asnjë presje në vlerësimet për punën tuaj të vyer, të mirë, të madhe, por më duhet vetëm t’iu uroj jetë të gjatë Bardhok, bashkë me fëmijët, nipërit e mbesat: Qofshi gjithmonë të lumtur…

Diber, 2019

DIBRAN I NDERSHËM E PUNËTOR

Nga Latif LAZIMI

Ju lumtë Bardhok Rajta, dibrani i ndershëm dhe punëtor, siç janë këto karakteristika të një dibrani të vërtetë që na nderon dhe ne të tjerëve kjo histori e veprimtari e juaja.

2019

DO TË MBAHENI MEND SI NJERI, INXHINIER E DREJTUES MJAFT I ZOTI

Nga Skënder MYFTARI

Bardhok Rajta gjithmonë do të mbahet mend, si njeri, si inxhinier,  si drejtues mjaft i zoti kudo ku ka punuar.

Unë e mbaj mend, sepse kam qënë pjesë e Sistemit Energjitik si specialist në riparimin e HEC-ve të vegjël jo vetëm në Dibër , por në të gjithë Shqipërinë.

Tiranë,  2019

NJË SHOK I MREKULLUESHËM

NgaAgim LURA

Të falenderoj shumë që po komunikojmë bashkë pas kaq vitesh në FB, me një shok, mik e bashkëfshatarë të mrekullueshëm që do të mbeteni një figurë e shquar për Lurën dhe Dibren.

Diber, 2019

NJË NDER I MADH E I MIRË QË I BËN SHTËPISË SË RAJTAVE

Nga Andjol Rajta*

Urime e u bëfsh 100 vjeç, xhaxhi Bardhok!

Kjo që keni bërë ju me punën tuaj është një gjë e madhe, e mirë, një nder, që ti i bën Shtëpisë së Rajtave.

Të uroj gjithë të mirat e suksese të mëtejshme!

Gjermani 2019

__________

*Djali i Andrea Gjet Rajtës, kushëririt të Bardhok Rajtës

PUNA JUAJ MERITON VLERËSIME

Nga Gani HAXHAJ

Të përshendes dhe të uroj shëndet, jetë të gjatë e suksese!

Puna juaj meriton vlerësime.

Respekt për ing, Bardhok Rajtën.

New  York, 2019

MOS U PLAKËSH KURRË…!

Nga Qazim ZGURA

Mos u plakësh kurrë, o Bardhok Rajta!

Respekte…!

Tiranë, 2019

NE, LURJANËT, NDIHEMI TË NDERUAR ME PUNËN TUAJ     

Nga Ali KACI

Tungjatjeta, Bardhok Rajta. Ne, lurjanët ndihemi të nderuar me punën tuaj të

mirë si njeri, si inxhinier e si bashkëvendas, i Rajtave të Lurës.

Lurë, 2019