Tiranë më 30.10.2019.

Ali Rrustem (Hoxha) Gashi

(L.20 Frur 1921 – v.18 Frur 1943)

Më në fund do nderohet në mënyrë dinjitoze nga Malësia e Gjakovës.
Po ashtu Ali Rrustem (Hoxha) Gashi më në fund do prehet përjëtësisht në votrën ku lindi dhe u rrit.
Malësia e Gjakovës pregaditet që të nderojnë në mënyrë dinjitoze veprën dhe kujtimin e birit të saj, Ali Rrustem (Hoxha) Gashi, “lulja e ajka” e djelmnisë së saj kur ai jetoi i cili që nga viti 1943 prehet i qetë në tokën e Kosovës për të cilën kontribuoi më së shumti që të mos futej nën thundrën e shkaut.

Me këtë rast me inisiativën e Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren në bashkëpunim me vllazninë e Hoxhajve të Gashit, e mbështetur edhe nga Bashkia Tropojë, ka marrë për mision sipër veti që të organizojnë në mënyrë dinjitoze një Akademi solemne, përkujtimore e shkencore për intelektualin e patriotin Ali Rrustem (Hoxha) Gashi. Fatkeqësisht për ketë patriot të rrallë i cili shkëlqeu në pak vite moshë, deri tani Malësisë së Shqipërisë i ka munguar informacioni i domosdoshëm për njohjen e përmasave të punës e veprës së tij patriotike. Ndonëse në Kosovën martire, Ali Gashi është nderuar deri në adhurim, këtu tek në për arsye të rrethanave shoqërore, për të është heshtur pa bzajtë as më të voglën fjalë, mirë që nuk është anatemuar. E fatkeqësisht xhelozia për njerëzit tanë të arrirë, është njëra nga dobesitë kryesore të kësaj Malësie të cilëen e kemi trashëguar, por që nuk duhet të jetë tjetër bashkëudhetar e traditave më të mira që ka pasë dhe ka ndër shekuj kjo Malësi e njerëzve kreshnikë e mendjedritë.

Ndonëse Malësia e Gjakovës historikisht ka notuar në detin e madh të traditave të tij më të mira, historike dhe kulturore të cilat janë për t`u marr lakmi, në kësi rastesh “mbytet” në një pikë ujë duke firuar shumë nga ai det mirësish që ka. Pra në këtë sipërmarrje patriotike, energjikisht është kyçur Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren e cila prej vitesh e para publikisht dhe zyrtarisht në Shqipëri e ka “provokuar”, opinionin duke botuar në faqet e shtypit të saj, gazetës etno-kulturore, historike e patriotike “Bytyçi”, si foto, diçiturat e tyre dhe shënime me rëndësi prezëntues të Ali Rrustem (Hoxha) Gashi. Ai ra dhe mbeti si dëshmor i mbrojtjes së kufijve etnik i vrarë pabesisht nga armiqtë e Shqipërisë natyrale, kryesisht për shkak të mbrojtjes së interesave kombëtarë shqiptare dhe të atyre kufinjve të krijuar në kushtet e Luftës së II-të Botërore. Përkundër glorifikimit të disave, ndonëse Malësia e politizuar përkundër traditës së saj ka heshtur deri sot, Kosova sipas ecurisë së komunikimit me publikun e ka kujtuar atë përherë deri sot e kësaj dite, në odat e burrave duke vlerësuar qëndrimin e tij patriotik e inteligjencën e tij të rrallë, jo vetëm në biseda dhe këngë, por edhe duke e mbajtur në ballin e odës, fotografinë e tij. Kosova jo vetëm e ka kujtuar por edhe e ka përtrirë përmes këngëve kujtimin dhe veprën e tij, sikurse ka qenë kënga e kënduar nga Qamili i Vogël, e sot e këndojnë vëllezërit Gashi. Jo vetëm kaq por nga intelektualët dhe historianët e Kosovës të cilët kanë qenë shumë më të hapur se tek ne, është shkruar për të. Kryesisht ka shkruar PROF. DR. HAKIF BAJRAMI e ndonjë tjetër.

Nismën për realizimin e Akademisë Përkujtimore dhe shkencore për Ali Rrustem (Hoxha) Gashi deri tani e kanë mirëpritur shumë persona e kryesisht personalitete, por kryesorja në ketë rast është ajo se atë e kanë përkrahë duke aftuar kontributin e tyre studimor sikurse është rasti i Asllan Istrefit, historian nga Mitrovica i cili që nga viti 2018, mori përsipër që të përkthejë disa dokumenta nga serbokroatishtja që vetë ai i ka siguruar, por me këtë rast veprimtarie do të pregadisin edhe një kumtesë.  Po ashtu na e ka siguruar përkrahjen e tij edhe kryetari i Shoqatës së Historianëve “Ali Hadri”, të Deçanit z. Selim Loka. Po ashtu do të sjellin përjetime nga z. Ali Rrustem Mulaj, “Mjeshtër i Madh”. Por një angazhim për të hulumtuar e mori edhe Dr.Islam Lauka, ambasadori i parë i Shqipërisë në Kosovë.

Kurse më datën 28.10.2019, se bashku më Shpend Cenë Hoxha, në vijim të pregaditjeve për këtë aktivitet, jo vetëm u mirëpitëm nga ana e Drejtorit të Arkivit të Kosovës, MA. Ruzhdi Panxha. Jo vetëm kaq por përmes një mirëkuptimi dashamirës për të kontribuar, jo vetëm se u angazhua për të verifikuar për të dhëna në arkivin që vetë ai drejton, por në mënyrë shoqërore thirri edhe punonjës të Institutit të Historisë-Prishtinë të cilët njohin periudhën e luftës, sikurse ishin MA. Mrika Limani-Myrtaj dhe Dr. Alban Dobruna. Kurse ky i fundit Dr. Alban Dobruna me një perkushtim të padiktuar, ndërkohë është interesuar edhe në kolek të tij për t`u kërkuar të kontribuojnë në ndriçimin e figurës së Ali Rrustem (Hoxha) Gashit. Por që për çdo arsye të mundshme ta marrësh në trajtesë periudhën e Luftës së II-të Botërore në Kosovë dhe jo vetëm, çdo hulumtim është i mangët po nuk u konsultove edhe me PROF. DR. HAKIF BAJRAMI, një njohës ekselent i kësaj përiudhe historikë. Për këtë patëm rastin që ta takonim në të njëjtën ditë dhe konsultohem me të në Prishtinë. Ai na mirëpriti dhe jo vetëm kaq por mori përsipër që menjëherë të fillojë pregaditjet për një temë të cilën do ta mbajë në atë Akademi që do organizohet. Me atë rast gjatë ndenjes në mes veti, i evokoj edhe te dhëna e konsiderata, sikurse ishte fakti se sipas dijenisë së tij, gjatë periudhës së luftës Ali Gashi ishte angazhuar në kurse për zhdukjen e analfabetizmit në Kosovë, po ashtu kishte ndikuar edhe ne qartësimin e popullsisë se për sëmundje deri edhe zhugën të mos shkonin te hoxha për hajmeli, por tek mjeku për kurim. Sipas tij, ai që në gjallje të Fadil Hoxhës, kishte pas diskutim për figurën e Ali Rrustem (Hoxha) Gashi duke mbrojtur me argumenta qëndrimin e ti patriotik, etj. Ne Akademinë solemne, përkujtimore e shkencore do ketë referat, kumtesa, përjetime, përshëndetje nga vëllazëria e Hoxhajve, fjalë nga familjarët, do hapet një ekspozitë me foto të tij dhe rrethit familjar, si dhe do këndohen këngë për të. Do insistohet që të ketë edhe botime të ndryshme të cilat lidhen me kontributin dhe punën e tij patriotikë si dhe një dokumentar për jetën dhe veprimtarinë e tij.

Nga Agron Isa Gjedia