Serbët nuk e pranojnë ende dot faktin që një këngëtare shqiptare me famë ndërkombëtare, siç është rasti i Rita Orës, të shfaqet në rrugët dhe qytetet e tyre. Media radikale “Informer” arriti që të ushtronte presion ndaj autoriteteve kundër një reklame të vendosur në Beograd, ku shfaqej Rita Ora.

Skandaloze, shkruante dje Informer, për reklamën e Ritës, të cilën e konsideronte mbështetëse të “Shqipërisë së Madhe” dhe theksonte faktin që performoi në Prishtinë për 10 vjetorin e pavarësisë.

“Skandaloze! Shqiptarja Rita Ora i qesh Beogradit në fytyrë! Këngëtarja e preferuar e Haradinaj dhe Thaçit në pankartat e kryeqytetit”, shkruhej ndër të tjera në artikull.

Image

Sot, e njëjta media shkruan: “Fituam!”

Reklama ku shfaqet Rita tashmë është hequr nga vendi ku ishte vendosur në Beograd.