Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren, përshendesim iniciativën dhe sipërmarrjen për restuarimin e shtëpisë së At. Gjergj (Paci) Fishtës për të cilën mësuam se më në fund është marrë vendimi i duhur.
Lëvizja jonë sensibilizuese për restaurimin e shtëpisë së Fishtës, po duket se do bëhet realitet.
I madhi Fishta nuk ka pasë ndonjëherë nevojën tonë, ne e kemi nevojën për të si figurë me përmasa mbarëkombëtare e veprën e t’i lëmë si një trashëgimi të paçmuar.
Pra pa mëdyshje se e mirëpritëm njoftimin që më në fund Këshilli Kombëtar i Restaurimeveve në Ministrinë e Kulturës i cili përmes vendimit Nr. 303, datë 18. 09. 2019, e ka miratuar projektin:
“Restuarimi i Banesës së At. Gjergj Fishtës”, në fshatin Fishtë, Lezhë”.
Kjo për të vetmen arsye se një kombi vital e për t’u mbajtur si i tillë i duhen më së shumti ato lloje “qyprishë” (shtylla kryesore e shtëpisë) të cilat e mbajnë në këmbë skeletin e tyre ekzistencial.
Por krahas të tjerave personalitetet e përmasave mbarëkombëtare janë ata elementë konstitucional të cilët kontribuojnë për t’u veçuar e dalluar ndër të tjerë e mbi të tjerë duke i bërë nder kombit të tyre.
E njëri nga këta ështe pa mëdyshje edhe At. Gjergj (Paci) Fishta, të cilin do ta lakmonte për ta pasë pjesë të tij së paku çdo komb Ballkanas, por pa frikë edhe më gjërë nga shumë kombe të tjera.
E në mungesë të asaj që ta kishin mundësinë e përvetësimit të asaj figure legjendare për ne, pasi rridhte nga pamundësia e ndonjë përzierje, por nga ashti shqiptar deklamuar krenarisht prej tij, ai pas gjalljes së tij, “u’ dënua” me anatemim e harresë, kjo më së miri nga shërbëtorët, servili, egoistë të semurë, liliput e mediokër, të armiqve të kombit tonë.
Çdo njësi komunitare e pa le kombit që i duhen më së shumti personalitetet si në gjallje të tyre dhe pas vdekjes për t’i dhënë kuptim përmbajtësor asaj.
Por i madhi Fishta nuk ka pasë ndonjëherë nevojën tonë, ne e kemi pasë dhe e kemi nevojën për të si personalitet, figurë e veprën multidisiplinore që ka lënë pas.
Pra ky vendim tejet i vonuar, më në fund është një larje turpi për push-tetarët e sotshëm, njollë turpi për push–tetarët e djeshëm dhe etiketim antikombtar për push–tetarët e sistemit të monizmit të cilët në mos vetë Fishtën donin ta varrosnin veprën e tij shumdimensionale e të papersëritshme e cila është një vlerë kombëtare.
Por njëkohësisht ky akt i vonuar patjetër që është një vepër patriotike për të gjithë ata që kontribuan në kohën qe u’ është mundësuar për materializimin e këtij vendimi me rëndësi dhe peshë për kulturën shqiptare.
Më këtë rast edhe Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren e ndjejmë veten të motivuar që sado kudo i shërbyem nxitjes për këtë vendim të rëndësishëm në fushën e trashëgimisë fondamentale shqiptare, kjo përmes sensibilitetit që krijuam me mbajtjen e një aktiviteti me përmasa mbarëkombetare i pari në llojin e vet i cili u realizua me sukses të plotë më 25 Gusht 2019 në pikën turistike të Teleferikut, mali i Dajtit mbi Tiranë.
Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren, udhehequr nga ato principe të cilat i trajtuam edhe më lartë, duke ndjerë nevojën që ka ky komb për ta pasë Fishtën të perceptuar ashtu siç është, e pa të domosdoshme dhe e gjeti rrugën më të mirë të protesës mbarëkombetare kundër sabotatorëve të veprës së tij dhe neglizhuesve të restuarimit të shtëpisë duke organizuar:
Një manifestim tejet dinjitoz e pjesemarrje të gjerë ku konkuruan me krijimet e tyre poetike vetëm për Fishtën, krijues nga të gjitha viset shqiptare të Gadishullit Ilirik, Diaspora shqiptare në Botë, por njëkohësisht edhe u proklamuan krijimtaria dhe vepra e At. Gjergj (Paci) Fishtës, u ndanë çmime dhe vlerësime me emrin e tij.
Pra ky manifestim i pari i këtij lloji, sikurse ishte organizimi i realizuar nga Poeteka Mbarëkombëtare “Ndue Bytyçi”, si për thirrjen për konkurim e më pas konkurimi i mbajtur me 25 Gusht 2019, me krijimtari në vargje me temë vetëm për At. Gjergj (Paci) Fishtën, formojnë një antologji e cila do jetë një vepër monumentale si asnjë tjetër, me pjesëmarrjen e krijuesve dhe personaliteteve të letrave shqipe, me një përfshirje gjithkombëtare.
Shpresojmë që sado kudo Shoqata jonë me punën e saj të deritanishme të iu ketë bashkëngjitur të gjithë atyre kontribuesve të cilët në antitezë të diskreminimit komunist i cili vijon sot e kësaj dite ndaj emrit dhe veprës së “Homerit Shqiptar”, At. Gjergj Fishtës e të ketë kontribuar në çjerrjen dhe thyerjen e heshtjes së sajuar për atë kollos të shqiptarizmës.
Urojmë që kjo sipërmarrje të jetë vetëm fillimi për nderimin dhe ndriçimin e figurës dhe veprës së At. Gjergj Fishtës, duke vijuar me sipermarrje të tjera të cilat jo vetëm se nuk do hezitojmë t’u bashkëngjitemi, por në çdo rast do ndërmarrim iniciativë të mundshme për t’i realizuar.
Për Shoqatën Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren
Kryetari
Agron Isa Gjedia