Tërheqja e forcave amerikane po pasohet me mbërritjen e policisë ushtarake ruse në Sirinë veriore, për të pastruar zonën nga luftëtarët kurdë në bazë të marrëveshjes mes presidentëve të Rusisë dhe Turqisë. Vëzhgues të zhvillimeve në Siri thonë se nga gjithë këto lëvizje dalin të fituara Rusia dhe Turqia, ndërsa po ngrihen shqetësime se tërheqja e trupave amerikane e vë Rusinë në pozitën e një fuqie të re ndërkombëtare që mund të diktojë zhvillimet në Lindjen e Mesme. Korrespondentja e Zërit të Amerikës CindySaine njofton nga Departamenti i Shtetit:
Trupat ruse kanë filluar të patrullojnë qytetinport të Kobanit, skenë e luftimeve tëguximshme të grupeve paraushtarake kurde, të mbështetura nga forcat amerikane, për tëdëbuar dhe mundur terroristët e ISIS-it.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper, gjatë një vizite për të qetësuar aleatët nëNATO, fajësoi për situatën aktuale Turqinëdhe sulmet ushtarake turke në Sirinë e veriut.
“Kam qenë shumë i drejtpërdrejtë për këtë. Turqia na ka vënë të gjithëve në një situatëshumë të keqe. Inkursioni ishte ipajustifikueshëm. Mendoj se PresidentiErdogan ishte i fiksuar për ta realizuar këtëinkursion në një mënyrë a një tjetër. Nuk ka se si të hapim luftë me një aleat të NATO-s, icili ka qenë shumë i vlefshëm që kur u antarësua në 1952”.
Shtetet e Bashkuara kanë qenë prej shumëkohësh fuqia kryesore ndërmjetësuese nëLindjen e Mesme. Por ekspertët thonë se Rusia po reagon me shpejtësi për të mbushurvakumin e krijuar nga tërheqja amerikanenga Siria:
“Rusia ka aktualisht diçka që nuk e kanë dhenuk e kanë pasur prej vitesh Shtetet e Bashkuara: një numër objektivash të qartëpër politikat e që ndjekin në Lindjen e Mesme. Rusia duket se ka një ide se çfarë do të realizojë dhe mbështet vendet dhegrupimet të cilët është zotuar t’i përkrahë, ndryshe nga qëndrimi i administratës Trump ndaj kurdëve, ndryshe nga administrataObama që tha gjëra të ndryshme për Sirinë, por nuk arriti shumë,” thotë analisti Brian Katulis.
“Rusët po marrin në dorë baza ushtarake. Kjoështë vetëm maja e ajsbergut. Ata po marrinnë dorë një situatë që është jo vetëm nëinteres të tyre, por edhe në interes të regjimittë Presidentit sirian Asad, i cili ka arritur ta mbajë pushtetin kryesisht falë ndihmës sëMoskës përmes forcave ajrore, si dhe me mbështetjen e vullnetarëve iranianë që janëdërguar nga Teherani,” thotë analisti Bulent Aliriza.
Presidenti Trump thotë se Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të lënë një numër tëvogël trupash në Sirinë juglindore për të moslejuar që terroristë të ISIS-it të avancojnë nëzonat e pasura me naftë. Ekspertët thonë se këto veprime u dërgojnë një mesazh të qartëaleatëve në rajon:
“Mesazhi se ne mbrojmë fushat e naftës, por jo popujt e këtyre zonave ka për të bërëjehonë në të gjithë rajonin, sidomos tekpartnerët dhe aleatët, të cilët kanë sakrifikuarshumë për të mundur ISIS-in, si për shembullkurdët në Siri,” thotë analisti Katulis.
Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuarandaj luftës kundër Shtetit Islamik, e siguroiSekretari i Mbrojtjes Esper homologunbritanik dhe atë francez.