AJDIN MUSTAF MULIQI i lindur në qytetin e Pejës më: 12. 04. 1937. dhe prindi i tij Mustafa nga qyteti i Lushnjës – Shqipëri i cili më 24 Tetor të vitit 2006 ndrron jetë, pa aritur kështu ta gëzojë sa do pakëz lirinë në trojet dardane, që aq forte e deshirone duke përsëritur gjatë gjithë jetës së tij se: “LIRIA e vërtet e shqiptarerve âshtë bashkimi me shtetin amë Shqipërinë”

Ai pas vetes la dy fëmijë që edhe emrat e tyre ishin shprese për të ardhmen. Djali me Emrin Bashkim që jeton dhe vepron në Londër nga pas lufta e fundit dhe vajza me emrin Besnike Muliqi Potoqani. Vajza tashmë âshtë e martuar ka 3 fëmijë djemë Kreshniku, Arjani dhe Arlindi Vajza e atdhetarit AJDIN M. MULIQI sot âshtë zyrtare e lartë për kulturë në kompleksin e Mullirit “Haxhi Zeka” me rolin e saj të rëndësishëm në ruajtjen e Trashgimisë kulturore në qytetin e Pejës.

Ajo gëzon respektin dhe përkrahjen nga kolegët dhe koleget e saj. Disa zyrtarë të këtij institucioni më patën njoftuar kohë më parë, pa dijeninë e znj. Besnike Muliqi Poptoqani për të ndihmuar në realizimin e një historiku të shkurtër mbi veprimtarinë e atdhetarit AJDIN M. MULIQI, pasi babai im më pat’ treguar shumë gjëra sa ishte gjallë per terrorizmin shtetëror jugosllav ndaj këtij atdhetari dhe për heroizmin e shokëve të tij.

I ndjeri babai im kishte rruajtur fort në kujtesën e tij si një  prej shokëve të ngushtë dhe bashkveprimtar i Heroit kombëtar Enver Hadrit në kohë të vështira të ndërlikuara për gjithë shqiptaret-atdhetarë të Dardanisë.

Ozna dhe UDB-ja dy krahët e Titizmit, Rankoviqit, Qubrilloviçi, montuan shumë proçese politike të programuara kundër shqiptarëve në përndjekje të përhershme. Shoku i babait tim heroi Enver Hadri politikën e kishte pasion të mêndjes dhe ndërrmorri kështu veprime konkrete për të bërë rezistencë me forma të ndryshme ndaj rregjimit serb.

Ky grup atdhedashës shqiptar kishte si qëllim shkëputjen e trrojeve Dardane prej ish-jugosllavisë dhe bashkimin e saj me Shqipërinë âmë. Takimet e tyre ishin të fshehta duke i kryer ato në Livadhe dhe vende të tjera larg syrit të sigurimit sllavo-sërb, ata mbanin edhe armë me vete, madje babai më tregon se Heroi Enver Hadri e mbante pistoletën fshehur mes një libri, e librave të tjerë.

Programin e komitetit për bashkim kombëtar shkresat dhe parullat i shkruante me një makinë të huazuar të shkrimit. Pas Arrestimit të grupit të Ajdin Muliqit, Heroi Kombëtar ishte Larguar nga (Kosova) Dardania me qëllim që shokët e grupit të dënohen mâ pak dhe t’ja linin fajin atij, kjo ishte marreveshja e vet  veprimtarëve të këtij grupimi.

Ajdini ishte i rëndësishëm në mergim sepse aty alarmoi opinionin botëror për demostratat e shokëve të tij duke ja u bërë të qartë veprimtarinë e këtij grupi patriotësh së bashku me: Anton Stavri (kryetar), Jahja Turjaka, Muhamet Met Xhemajli, Xhemajl Haqku, Xhafer Muriqi, Xhevdet Avdiu, Enver Hadri, Ramadan Shala, nën drejtimin e Enver Hadrit {sekretar} dhe në bashkëpunim me shokët e tjerë që kishin formuar celulat e komitetit gati në të gjitha Trojet shqiptare në ish Jugosllavi.

Gjatë natës vendosnin parullat e tyre, ndërsa ditën e vezhgonin terënin me rroba të tjera veshur që mos të binin në sy regjimit të asaj kohe.

Familja kishte gjetur një leter të shkruar bukur nga dora e tij, ish të dënuarit politik Ajdin Muliqi, gjetur kjo në mesin e fletëve të një libri disa vite pas vdekjes së tij,  e që âshte identike me të dhënat në dosjen dhe akuzat që i ka pas.

Në shenjë përkujtimi për veprimtarin e devotshme kombëtare në 13 vjetorin e Vdekjes i ndjeri e ka gëzuar nënshtetësin e Republikës së Shqipërisë dhe çerftikatetn të përndjekurve politikë, si edhe librezën e antarësisë së Partisë Demokratike Shqiptare. Ajdini së bashku me shokët e burgun ka vizituar edhe njërin prej burgjeve mâ të rënda në Bote në Ishullin e ashtuquajtur ‘Goli Otok’ që tani egziston si gërmadhë dhe muze i Tmerrit.

Gjatë vuajtjes së dënimit në shetitoret e atyre pavioneve shoqerohet me të denuarit e tjerë që ishin dënuar  për veprimtari armiqesore si: Adem Elshanin, Haxhi Zeka, Hysen Berisha, ku burgu nuk e sprapsi nga qëndrimet politike, por përkundrazi e motivoj edhe më tepër, për të vepruar kundër rregjimit serb, rregjimit më të egër njohur ndonjëherë në gadishullin ilirik.

Burgosjet dhe vuajtjet e Ajdinit dhe i shokëve të tij ishin një paralajmërim i Lirisë së Popullit Shqiptar, ato ishin fillimi i një permbysje totale të një regjimi fashist. Ai me prezencën e vet sakrificën e tij, ndikoj në ngritjen e vetëdijes së popullit shqiptar për Bashkim Kombetar.

Letra:

“Jam Burgosur gjate sherbimit Ushtarak nga gjykata Ushtarake e Shkupit me daten 26.09.1960. Politikisht nen akuzen Agjitacion dhe Propagand ku u denova me 3 vjete dhe 6 muaj heqje lirije Burg te rand dhe me derguan per vuajtjen e denimit ne burgun famekeq te Goli Otoku U lirova pas faljes we u be per te burgosurit politik me daten 29.03.1962. Mbas lirimit qendrova ne Peje dhe punova pran babait tim, i cili punonte si marangoz.

Me daten 24.11. 1972 Me burgosen perseri dhe me akuzuan si organizator te grupit qe kishte ne program luften kunder shtypjes serbe dhe bashkimin e Trojeve shqiptare me shtetin Ame Shqiperine me denuan me 7 vite burg te rand ne gjykaten e Qarkut te Pejes” dhe me derguan per vuajtjen e denimit ne Burgun e Nishit (Serbi). 

Pas dy viteve te vuajtjes se denimit Avokati im i cili ishte caktuar nga shteti armik meqenese une isha nga gjendja ekonomike e varfer nuk kisha mundesi te angazhoja avokat timin personal, keshtu sipas rregullave qe kishte gjygji i ateheshem me kishin caktuar avokatin dok. Millutin Gjuriqin nga Peja.

U kisha bere lutje kerkes organeve gjygjesore per te ma zbutur denimin dhe si pretekest shkas kisha gjetur arsyjen gjendjen ekonomike te varfer te familjes sime. Ku i vetemi une isha ne gjendje pune. Gjykata supreme ma zbriti denimin nga 7 vite ne 4 vite qe i kreva.

Pasi u lirova nga Burgu punova si punetor ne sallonin e mobiljeve në Peje deri ne vitin 1980. Pastaj kalova ne Fabriken e Trepqes ne Peje per ta zene hapat e humbur aty punova deri me 03.07.1990. Ku me pushuan nga puna si i pa deshirueshem dhe per kete kam dokumente zyrtare. Nga kjo date kam qene i pa pune. 


Pastaj fati me ka percjell edhe ma keq duke qene vazhdimisht i percjelluar dhe i persekutuar, i burgosur qellimisht duke pare nje presion te tille nga agjentet e UDb-es u detyrova te kthena ne Shqiperi neper rruget malore dhe te kerkoj shtetesin Shqiptare e cila mu dha me daten 23.09.1993. 

Me dekretin e Presidentit te Republikes nr. 647 Tani Banoj rruga nr.3 .Siri Kodra nr. 8. Tirane”

Kjo ishte një letër e shkruar nga ish i burgosuri politik AJDIN MUSTAF MULIQI.

Përgatiti për botim Isa Maloku.