Ballina Sport Majlinda Kelmendi fiton edhe një medalje të artë

Majlinda Kelmendi fiton edhe një medalje të artë

Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi, ka fituar edhe një medalje të artë në Grand Slam-in e xhudos në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kelmendi ka mposhtur italianen, Odette Giuffrida në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Lajmin për fitoren e Kelmendit e ka bërë të ditur trajneri i xhudos, Driton Kuka në një postim në rrjetin social, Facebook.

” Sot po festojmë me të artën!”, ka shkruar Kuka në Facebook.