Ballina Enciklopedi Ja kur ndryshon ora, akrepat kthehen një orë prapa

Ja kur ndryshon ora, akrepat kthehen një orë prapa

Ora, si rëndomë gjatë dekadave të fundit, do të ndryshojë të dielën e fundit të tetorit.

Akrepat do të kthehen përsëri për një orë prapa. Gjithmonë në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës fillon periudha e ndryshimit të orës, duke lëvizur akrepat prapa për një orë.

Siç ka ndodhur çdo vit, në fundjavën e fundit të tetorit do të përfundojë ora verore, akrepat e së cilës do të kthehen 60 minuta prapa dhe kështu zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit.

Të dielën më 27 tetor në orën 03:00 akrepat kthehen 60 minuta pas, duke na mundësuar atë ditë që të flemë një orë më shumë.

Ndryshimi i orës në kontinentin evropian u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Megjithatë, siç transmeton rtk, BE do të heqë dorë nga ndryshimi dy herë në vit i akrepave të orës, e për këtë u ka dhënë vendeve anëtare kohë deri vitin 2021 për të vendosur nëse duan të qëndrojnë me orën verore apo atë dimërore.