Diagnostikohen 60 raste në pak muaj
Kanceri i mushkërisë ka njohur rritje, duke shënuar 60 raste më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Janë mjekët pneumologë që ngrenë shqetësimin për këtë sëmundje që nuk kursen as moshat e reja.
Mjekët bëjnë apel që shteti shqiptar t’ju rimburësojë të sëmurëve kronikë aparaturën e oksigjenit, pasi kostoja spitalore për një pacient shkon në 5400 Dollarë.
Pacientët e sëmurë kronikë janë të detyruar të marrin këtë shërbim në spital, ndërkohë që mund të trajtohen edhe nga shtëpia.