Kjo, që ju po shihni, nuk është thjeshtë një fotografi e një pikturë. Nuk është as një “shpellë”, por është një shtëpi-kullë, e prekëshme, e gjallë. Më e rëndësishmja, ajo ndodhet këtu në kryeqytetin tonë, Tiranë. Është ndërtur nga dora e mjeshtërit-artist, Agim Nikaj, tani arsimtar në pension.
Kjo shtëpi-kullë është bazuar në traditën popullore të ndërtimit të kullave të gurit, mbuluar me rrasa (gurë të hollë), kryesisht në: Toplanë, Brisë, Palç e Salcë. Pra, janë fshatrat, që i kishin më afër rrasat e bregut të Drinit, sesa dërrasat e çetinave të bjeshkëve të larta.
Kjo shtëpi-kullë është ndërtuar në oborrin e shtepisë së Agim Nikajt, në Lagjen Laprakë të kryeqytetit.. Ajo ka këto përmasa: 140 cm X 84 cm X 90 cm. Është e ndërtuar e gjitha me gurë e dru mali dhe e mbuluar me rrasa guri.
Ata, që e shikojnë këtë punim të bukur dhe interesant, urojnë nga zemra:
-Të lumtë dora mjeshtëri dhe artisti, Agim Nikaj, për këtë vepër arti! Sepse ajo përcjell, më së miri, traditën shekullore të ndërtimit të kullave malësore dhe përbën njërin nga monumentet më të rëndësishme të trashgimisë sonë kulturore mijëravjeçare.
Tiranë, 17 tetor 2019