Ballina Kulturë NDËRROI JETË RAPSODI I MIRËNJOHUR, HAJDAR BOTUSHA

NDËRROI JETË RAPSODI I MIRËNJOHUR, HAJDAR BOTUSHA

Me datën 5 tetor 2019, në moshën 85 vjeçare ,ndërroi jetë njëri ndër rapsodët  më njohur, jo vetëm nga Reka e Keqe,por në gjithë rrafshin e Dukagjinit e më gjërë. Ishte një rapsod tipik ,i ndërtuar dhe i kalitur natyrshëm ,i cili me zërin e tij melankolin, dinte të prekte shpirtërat e atyre që e donë artin folklorik. Kishte melosin e rekian,të ushqyer me bukuritë fshatit të lindjës,Botushës së mirënjohur dhe të traditave të Rekës së Keqe në tërësi. Hajdar Botusha,së  bashku me vëllaun e ndjerë,Tahirin,ishin synonim i knaqësisë folklorike mbi 60 vite  nëpër odat e Rekës së Keqe e kudo Kosovës.Këta dy vllëzër e posaqërisht Hajdari,kishin një veçori, një talent të lindur për oda,duke përdorur meselt e kohës me atë mprehtësinë e zgjuarsinë që ka falur ndër shekuj filozofija e popullit tone të lashtë.

Gjithë këtë pasuri homerike,Hajdari e Tahiri,e filluan fare në moshë të re, duke dredhur gjunjët odave të Rekës Keqe,në dasma e ceremoni të ndryshme. Patën fatin që të  këndojnë me rapsodët më në zë të popullit tonë,si me Maxhun Fazlinë e Morinës,Sadri Isufin e Stubllës,Bilall Arifin e Prekullukut, Dervish Shaqen,Lan Dobren,Abaz Agen e shumë e shumë të tjerë.

Rapsodi Hajdar Botusha

 

Ikja nga kjo jetë e rapsdodëve nga Botusha,pos dhimbjës së madhe njerëzore,dhimbja rritet kur dimë se kanë lënë zbrastësi në artin e këngës folklorike,si gjini e theksuar e letërsisë popullore. Ka disa këngë që i këndonin të vequar nga gjithë rapsodët tjerë nga trojet tona. Kot bëhen përpjekje për imitim të tyre,sepse ishin të pa arritshëm,sidomos për këngën e “Musa i vogël”,”Kongresi i Berlinit”, ”Avni Rrustemit” etj.

Me që kam pasë fatin t’i njoh dhe të jam mik me të dy  rapsodët e ndjerë,Hajdarin e Tahirin,ndaj dhimbjën me familjen Botusha,me gjithë dashamirët e folklorit tonë,me  rapsodët kultives të këtij thesari popullor. Pushoftë në Paqe!

Tahir BEZHANI

Poet, shkrimtar, studiues

Gjakovë-Kosovë