Shërbimi i Ndryshimit të Klimës në Europë dhe botë raportoi se ky shtator ishte më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë, pothuajse i njëjtë me Shtatorin e vitit 2016.  

Shërbimi i Ndryshimit të Klimës, grupi që gjurmon klimën në Evropë dhe pjesën tjetër të botës, raportoi se ky shtator që sapo kaluam ishte më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë.

Në fakt, shtatori globalisht ishte 0.57°C më i ngrohtë se mesatarja e regjitruar nga viti 1981 deri në 2010 dhe ishte pothuajse i njëjtë me Shtatorin e 2016. Sipas grupit, në Evropë temperaturat gjatë muajit të parë të vjeshtës ishin mbi mesataren për shumicën e kontinentit me në jug dhe juglindje duke marrë në konsideratë motin e ngrohtë.

Pjesa më e madhe e Norvegjisë, Suedisë dhe në lindje të largët të kontinentit kishin të bënin me temperatura nën mesatare. Sipas shërbimit, jashtë Evropës, SH.B.A, Irani, Afganistani, Afrika e Jugut, Mongolia, Kina veriore, Amerika e Jugut qendror, Australia Jugperëndimore dhe Antarctica Perëndimore kanë provuar temperatura më të ngrohta se mesatarja e temperaturave në shtator.

Sa i përket Arktikut, Shërbimi i Ndryshimit të Klimës në Kopernik raportoi që mbulimi i akullit të detit ishte 36% më i ulët se mesatarja gjatë muajit Shtator, duke shënuar të tretin më të ulët për Shtatorin, në dyzet e një vjet që grupi po e vëzhgon atë. Me këtë shtator duke vendosur një rekord përsa i përket temperaturave, shënohet muaji i katërt me radhë që planeti ka përjetuar nxehtësi rekord.

Ngrohja e planetit, e cila po ndodh me një ritëm të shpejtë, pritet të ndryshojë motin në të gjithë botën nëse nuk bëhet asgjë për të ngadalësuar përparimin.

Please follow and like us: