Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë publike sot një risi që duhet ta kenë parasysh aplikuesit e Lotarisë Amerikanë, vecanërisht aplikuesi kryesor. Përmes një postimi në facebook, ambasada shkruan se aplikuesi kryesor i Programit të Lotarisë duhet të vendosë të dhënat e pasaportës së paskaduar në aplikimin fillestar.

“Aplikuesi kryesor i Programit të Lotarisë duhet të vendosë të dhënat e pasaportës së paskaduar në aplikimin fillestar. Nëse pasaporta juaj skadon pasi të keni kryer aplikimin dhe ju përzgjidheni, rekomandojmë të ruani një kopje të pasaportës së vjetër, nëse do t’ju kërkohet gjatë procesit. #pyetanen“ thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.