Efektet e rrjetit në 2020. Ndalimi i europianëve nga përdorimi i shërbimeve të Facebook do të shkaktonte protestë masive. Një skenar imagjinar nga viti 2020.

 

Lajmërimi i parë erdhi nga Aarhusi, dy sekonda pas mesnate, me orën europiane, më 1 korrik 2020. “Nata më e nxehtë e vitit dhe Instagram nuk funksiononin”. Më pas erdhi një tjetër mesazh dhe pas tij edhe miliona të tjerë: A po funksionon Facebook apo është bllokuar. Po Messenger? Çfarë po ndodh me WhatsApp-in? Në fillim, njerëzit menduan se kishin të bënin me një ndërprerje të zakonshme, e cila kishte ndodhur edhe herë të tjera, njësoj si ajo që kishte çaktivizuar shërbimet e Facebook për disa orë në mars të 2019, shkruan The Economist.

Por, kësaj here lidhja nuk u riaktivizua për përdoruesit europianë. Gjatë vitit të kaluar (2019), Facebook u përball me një mbikëqyrje të rreptë nga ana e rregullatorëve në Europë. Ai u akuzua për shkeljen e rëndë të privatësisë së të dhënave të përdoruesve të tij, duke kërcënuar kështu demokracinë. Thashethemet në Bruksel se Komisioneri i ri i Konkurrencës donte të gjobiste me një vlerë të majme Facebook u konkretizuan në korrik të një viti më parë. Gjithashtu Facebook u përball edhe me padi civile, thuajse në çdo vend të BE-së.

Për më shumë se një vit, njerëzit që mendonin se e njihnin mënyrën sesi mendonte Mark Zuckerberg dhanë deklarata të ndryshme për gazetarët e mediave në lidhje me veprimet e mundshme të Facebook për kontinentin europian. Pesëmbëdhjetë minuta pas mesnatës së 1 korrikut 2020, Facebook lëshoi një deklaratë për shtyp. Që prej atij mëngjesi, shërbimet e tij nuk do të funksiononin më brenda Bashkimit Europian. Negociatat rreth rregullave të mbrojtjes së të dhënave në Europë, kufizimet e përmbajtjes dhe shqetësimet e konkurrencës ishin kishin marrë fund. Europianët ishin përjashtuar.

Por mesazhi i Facebook ishte i qartë: fajësoni qeveritë tuaja, jo ne. Brenda pak minutash, lajmi u shpërnda në të gjithë botën. Presidenti Donald Trump e mbështeti vendimin duke shkruar në Twitter: “Vendim shumë i drejtë. Tregoji Europës se kush është ‘Bosi’. Bravo Mark Facebook”! Sputnik, një nga mediat ruse online, theksoi se Facebook mund të përdorej ende në Rusi. Më shumë se 380 milionë njerëz, 16% e përdoruesve të këtij rrjeti sapo humbën kontaktet me miqtë dhe familjarët anembanë botës. Ekonomia e BE-së ishte e sigurt se do të merrte një goditje.

Bizneset e ndërtuara mbi shitjen përmes Instagram do të zhdukeshin brenda natës. Firmat e vogla që mbështeteshin te WhatsApp për të qëndruar në kontakt me klientët e tyre do të falimenton brenda natës. Pasi kaluan vetëm disa orë pas vendimit të Facebook, politikanët europianë e panë veten nën një presion të lartë dhe u munduan të gjenin menjëherë një kompromis. Duke vepruar me një shpejtësi të pazakontë, BE organizoi një samit, mesditën e 1 korrikut 2020.

Për të gjitha diskutimet rreth fuqisë dhe ndikimit të Facebook mbi tregtinë, politikën dhe veprimtarinë shoqërore, shpeshherë të vëna në diskutim, në momentin kur Facebook mori vendimin për të ndërprerë shërbimet e tij në Europë, miliona europianë u bindën për fuqinë e tij dhe e pranuan se situata në fjalë është e paimagjinueshme. Facebook kishte arritur të tregonte domosdoshmërinë e tij. Në mënyrë ironike, ai kishte theksuar fuqinë e tij të jashtëzakonshme dhe i kishte treguar Europës se ajo nuk mund ta kufizonte atë nëpërmjet rregulloreve që mendonte të vendoste ndaj tij.