Duke filluar nga nesër, protestuesit kundër qeverisë në Hong Kong e kanë të ndaluar të dalin në rrugë me maska. Vendimine mori udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, me arsyetimin se në këtë formë i jepet fund dhunës në demonstratat që kanë filluar disa muajmë parë.
Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, njoftoi sot për masën e re që ndalon maskimin, metodë kjo që ajo thotë se do t’i jeptefund dhunës në protestat kundër qeverisë, të cilat filluan katër muaj më parë.
“Besojmë se ligji i ri do të ketë efekt parandalues kundër të maskuarve, protestuesve të dhunshëm dhe to të ndihmojë policinë në ruajtjene rendit”, tha sot shefja ekzekutive e Hong Kongut Carrie Lam. Para fjalimit të zonjës Lam, mijëra protestues të maskuar marshuan në qendër të Hong Kongut, për të kërkuar më shumë të drejta.
“Maskimi është e drejtë personale. Ndalimi vetëm ka për të nxitur njerëzit në Hong Kong të dalintë maskuar”, tha William Mok, banor i Hong Kongut.
Të shtunën fillon zbatimi i vendimit për të ndaluar maskat në tubime që cilësohen si të jashtëligjshme, ku përdoret dhuna. Rregulli nuk përfshinata që përdorin maskën për arsye legjitime