Ballina Aktualitet REFERENDUMI I 6 TETORIT VENDOS FATIN E KOSOVËS. VOTA PËR RAMUSH...

REFERENDUMI I 6 TETORIT VENDOS FATIN E KOSOVËS. VOTA PËR RAMUSH HARADINAJN VOTËBESIM PËR KOSOVËN EURO- ATLANTIKE, SOVRANE E INTEGRALE – Nga Azgan HAKLAJ

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, nderuar me Medaljen “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” ju ban thirrje qytetarëve të Kosovës votoni Ramush Haradinajn, koalicionin AAK- PSD, numrin 119.

Fushata elektorale në Kosovë po shkon drejt epilogut të saj, partitë politike kanë shpalosur, programet, alternativat, listat e kandidatëve dhe po elaborojnë mesazhet përmbyllëse.

Në tapetin politik janë ndeshur këto ditë platëforma kombëtare e Kosovës së lirë, sovrane e integrale, shteti i së drejtës, virtyti, dinjiteti, sakrifikimi i pushtetit e karriges për Atdheun, zhvillimi i Kosovës përfaqësuar nga dalëzotësi, prijësi i çlirimit të Kosovës, dorëzani i çertifikimit të kauzës së UÇK -së, pashaportës europiane tě saj Ramush Haradinaj, në antitezë me utilitarizmin politik të rasputinëve, donkishotëve, kuislingëve, vishistëve, kleptokratëve e oligarkëve vestarë, servilë e të nënshtruar që janë gati për pushtetin ta shkatërrojë shtetin e ta shesin Atdheun shtëpinë e familjen e tyre.

Filozofi me ndikimin më të madh mbi njerëzimin Aristoteli na ka lanë një postulat:
“Më e shtrenjtë se jeta ime, më e shtrenjtë se familja ime është Atdheu im”.  Perandori Napoleon Bonaparti na ka lanë sentencën: “Nderi me i madh për njeriun është numri i plagëve që ka marrë në luftë për çlirimin e atdheut të tij”. Shkrimtari, politikani, publicisti Viktor Hygo ka deklaruar: “Dua të bëj një vepër në sherbim të Atdheut pastaj le të vdes”. Benxhiamin Franklin na meson: “Kush nuk lufton për lirinë nuk e meriton atë”

Promoteu, maratonomaku i lirisë Ramush Haradinaj i ka tejkaluar këto postulate, sentenca e deklerata.

Ai dha gjithçka për lirinë e Kosovës, sfidoi vdekjen disa herë në frontet e luftës, tre vllezër Luani, Shkelzeni, Enveri u banë kurban për çlirimin e saj, dy herë triumfoj në Hagë, ngadhnjeu në Slloveni e në Kalmar të Francës duke çertifikuar kauzën e UÇK-së, sëfundmi u dorëhoq burrerisht si Kryeminister për tu përballur përseri me fabrikimet e gënjeshtra si qytetar i lirë.

Haradinaj shterroi endrrat serbiane për ndarjen e Kosovës.

E bëri Kosovën me ushtri.

Shpetoi Trepçen.

E bëri Kosovën sovrane.

Vetem ia doli në Samitin e Berlinit të ndalojë shkembimin e territoreve.
Me taksën kunder mallrave serbe tregoi së është burrshtetas guximtar dhe i vendosur, politikan gjenial e vizionar.

Shpalli platëformën 100% shtet.

Guxim -dije-përkushtim.

Populli i Kosovës do ti japë mbështetje plebishitare kësaj platëforme të De Golit shqiptar Ramush Haradinaj. Referendumi i 6 tetorit do të celebrojë një qeveri siç thoshte Abraham Linkolni:
“Qeveri nga populli, e popullit, për popullin”.

Filozofi i lashtë Konfuci apostrofonte se:”Diellit që perendon e burrit që bie i mbyllet dera”.
Kundërshtarët antagonistë të Ramush Haradinajt me mbështetjen e armiqëve shekullorë të shqiptarizmit shpresojnë kot ta rrezojnë Ramushin e ti mbyllin derën. Endrra e tyre do mbetet utopi deshpëruese.

Ramush Haradinaj është Emblemë Kombëtare.

Në sagën e gjatë të betejava të mëdha Ramush Haradinaj ka kaluar përmes shumë kasandrave, kurrë nuk ka rënë por është ngritur si feniksi e farkëtuar si Anteu.

Dielli i Tij nuk ka perenduar asnjëherë por ka ndriçuar me dritë e ngrohtësi më të madhe.

Referendumi i 6 Tetorit do të rilindë një Ramush plebishitarë.

Kosova është Ramushi. Ramushi është Kosova.