Këto ditë doli në qarkullim “Gazeta e Alpeve”, numri i 17-të i saj, Gazetë Rajonale Ndërballkanike, e cila gjendet në shitje të lirë në Shqipëri e në Kosovë dhe me abonime në Rajonin Ballkanik Shqiptar (Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Greqi, Kosova Lindore e Sanxhak) dhe në Itali, Zvicër, Mbretëri e Bashkuar e Britanisë së Madhe, Gjermani e Amerikë (New York, Texas, New Yersey, Connecticut). Ky numër gazete është i dyti që gjendet në shitje të lirë dhe në zyrat e “Posta Shqiptare” në të gjithë Shqipërinë. “Gazeta e Alpeve” gjendet në shitje të lirë dhe në Republikën e Kosovës: në Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Pejë, Fushë-Kosovë, Junik e Ferizaj, si dhe me abonime në Prishtinë, Gjakovë, Prizren, Junik, Pejë, Decan, Drenas, Rahovec, Vushtrri, Istog (Burimi), Klinë, Skënderaj, Therandë (Suhareka), Mamusha, Malishevë, Fushë-Kosova.

“Gazeta e Alpeve” hapet me kryeartikullin “Tani është koha të bëjmë qartësisht ndarjen midis partive dhe shtetit” të politologut të njohur, prof. asoc. dr. Afrim Krasniqit, editorial i cili vazhdimon dhe në faqe 3 të gazetës.

-“Kujt i pengon e kë frikson Flamuri Shqiptar në Malin e Zi?!”- është tjetër shkrim kryesor i “Gazeta e Alpeve”, që mban për autor analistin e gazetarin e njohur Ismet Kallaba në Malin e Zi. (faqe 1 e 4).

-“Turqia, Serbia e Komunizmi prapë janë këmbëkryq ndër shqiptarët e Ballkanit” – një artikull kryesor i faqes së parë e të tretë, shkruar nga  analisti i njohur Gani Mehmetaj në Kosovë, ku flitet për aktualitete e realitete të jetës politike në Rajonin Ballkanik Shqiptar.

-“Mirësjellje diplomatike” apo hipokrizi “politike” – analizë duke marrë shkas nga vendimi i Presidentit Trump për largimin e Xhon Boltonit nga posti i Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, shkruar nga doktorri i shkencave politike, ish ambasadori i parë i Shqiëprisë në Kosovë, Islam Lauka, pedagog universitar në Prishtinë. (fq 1 e 6).

-Gazetari Vasel Gilaj në Malësi të Madhe e New York ngre një problem të prejkohshëm e që pret zgjidhje të menjëhershme: -“Pse kulla e Çunmulajve të Hotit nuk shpallet “Monument Kulture…”?!, që vijon dhe në faqen 11 të gazetës.

-“Intelektualët: dy tryeza dhe një pjatë” – një ese nga gazetari i shquar Mehmet Elezi (faqe 1 e 2).

-“Politika ka pasur më shumë nevojë për dr. Bujar Leskajn se ai për Politikën” – artikull studimor nga gazetari e studiuesi Dëfrim Cani. (faqe 1 e 5).

-“Natën e mirë, Homos Albanicus!”– është një tufalakim poetik nga poeti i njohur Hamit Aliaj – Mjeshtër i Madh, i cili vjen në këtë numër gazete me pesë poezi: “Homos Albanaicus”, “S’po bëhet ditë…”, “Qeni me Europë të refuzuar”, “Qiejt udhëtarë” e “Askush se din dramën e drurëve”. (faqe 1 e 11).

-“Pasuritë minerare në Qarkun e Kuëksit”– studim nga prof. asoc. dr. Nezir Mekshiqi, gjeolog. (fq. 1 e 10).

-“Eposi i Sanxhakut” – një studim nga gazetari, studiuesi e veprimtari Ismet Azizi i Gjilanit, kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”. (fq. 1 e 15).

-“Sypatrembur e plak Kuvendi”- rapsodi nga Shaban Geclila për Miftar Matosh Gecin- “Dëshmor i Atdheut”, i Oxhakut (Derës së Parë) të fisit të Bytyçit në Malësi të Gjakovës. (fq. 1 e 16).

-“Kukel Ndout i këndohet kanga”- tekst kange për atdhetarin e njohur Kukel Ndou i Currajve të Epërm, shkruar nga prof. dr. Lush Susaj, poet, publicist, analist.(fq. 1 e 8).

-“Nënat shqiptare kultivuese dhe ruajtëse e vlerave kombëtare dhe familjare”– një portret përgjithësues për nanat shqiptare të Kosovës, në përkujtim të vdekjes së Gjylshahe Kolica Berisha, shkruar nga gazetari e studiuesi Rrustem R. Berisha i Klinës. (fq. 1 e 22).

-“Dy veprat e Ragip Ballatës- një ngritje e suksesshme e historiografisë shqiptare” nga studiuesi Alban Dobruna i Gjakovës. (fq. 1 e 18).

-“Erilda Reçi Selimi- një nga zonjat që e bëjnë Shqipërinë”– një portret i ilustruar me foto-fakte për veprimtarinë e mjekes e menaxheres drejtuese të Spitalit Gjerman në Tiranë (fq. 1, 12-13).

-‘’Shpërthen në Vatikan” – koment nga Leon Molla në Francë. (faqe 3).

-“Ai…” – koment nga Ilir Kadia – ish gazetar i BBC, në Tiranë (fq. 3)

-“Dasma shqiptare reflektim i nivelit tejet të ulët të artit e kulturës kombëtare!”- nga Nazim Qehaja në Prishtinë.(fq.3)

-“Cmimet në Takimin e Plavë-Gucisë më 1 gusht 2019”. – Kronikë. (faqe 3)

-“Thënie” – nga Alija Izetbegoviç – ish President i Bosnje-Hercegovinës. (fq 3)

-Ditar – Ngjarje, fakte të muajit të fundit (faqe 4)

-Thënie – nga poeti Isa Ponari në Tiranë (faqe 4)

-Pse ekosistemi i Gështenjës së Tropojës nuk u shpall “Zonë e Mbrojtur”?! – nga Rali Lura (faqe 4)

-Shaban Prelvukaj në Hollandë nderohet me Çmimin “Hasan Prishtina” në Vuthaj…(fq. 4).

-“Aleancë me autokratin Erdogan” – koment nga dr. Islam Lauka. (fq. 6)

-Këndveshtrime nga dr. Islam Lauka: 1.- Mbi shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. 2.- Ujvarat e Bjeshkëve të Bekueme. 3.- Lajm i mirë për Kosovën. 4.-Në Alpe, Alban Lauka nderohet me Cmimin “Shtjefën Gjeçovi”. 5.- Miqësia me Jonin. 6.- Dua në vendlindjen e gjyshit, në Tropojë. 7.- Kështjella e Skënderbeut në Kepin e Rodonit.(fq. 7)

-“Ndrroi jetë nana e z. Skënder Përpepaj – Drejtorit të “Gazeta e Alpeve” – Nga Ramiz Lushaj-  kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve”. (fq. 8)

-“Shembulli më i mirë i një gruaje fisnike, burrnore e kreshnike” – Mesazhe ngushëllimi nga vendlindja Nikaj-mërturi e Tropoja, nga Mirdita e Tirana, nga Shqipëria e Kosova, Anglia…drejtuar z. Skënder Përpepaj e Familjes së madhe Përpepaj pas ndarjes nga jeta të Nanëmadhes Cubë Rrustem Përpepaj.(fq. 8).

-Tahir Sali Bajraktari ishte njeri i paqes, i punës, i mirësisë…- Në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të Tahir Sali Bajraktarit të Shipshanit të Malësisë së Gjakovës, një demokrat i përjetshëm, një kontributor për lirinë e pavarësinë e Kosovës dardane, një mjeshtër duarartë, një shahist i njohur, një punëtor i madh, njeri i mirë i kohëve. – Nga Ramiz Lushaj.(Faqe 9).

Vallja e Tropojës – poezi nga Naim Fetaj i Deçanit, me banim mërgimtar në Gjermani.(Faqe 11)

Kryetarët e rinj të Bashkive në Alpet Shqiptare, në dy anët e Drinit e përgjatë Udhës së Kombit -/Emblemat e bashkive dhe fotot e kryebashkiakëve. (Rexhe Byberi i Tropojës, Voltana Ademi e Shkodres, Safet Gjici i Kukësit, Pjerin Ndreu  i Lezhës, Ndrec Dedaj i Mirditës, Liman Morina i Hasit, Fran Tuci i Fushë Arrëzit, Mark Babani i Vaut të Dejës, Gjon Gjonaj i Pukës, Tonin Marinaj i Malësisë së Madhe. (faqe 14).

-Dy fjalë shpirti du’ me i thanë – Poezi nga Fran Ukcamaj – Fier për Akademinë Përkujtimore për Heroin e Kombit Bylbyl Brecani, organizuar më 24 qershor 2019, në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. (Faqe 16).

-Lamtumirë teze, e dlirë e njerëzore – Elegji në prozë nga Avdyl Dedushaj për tezen e tij, Hyrë Musë Breçani, e cila ndrroi jetë kohët e fundit.(faqe 16)

-Ditëlindja e gruas është dy herë më domethenëse – Nga gazetari i Paqes e Luftës së Kosovës, Asllan Bajrami, i përcjell urimin e tij, Xhevrijes, bashkëshortes së vet dinjitoze. (fq. 16)

– Lidhjet me kompaninë “Lura” janë shpirtërore, e cila është dhe shtëpia e përbashkët e lurasveIntervisë (pjesa e fundit e saj) me ing. elektroenergjitik Bardhok Rajta, bashkautor i rreth 70 projekteve të HEC-eve kudo në Shqipëri, dhënë publicistit e studiuesit mirditor, Nikollë Loka. (Faqe 17).

-Ahmet Korenica, një nga përfaqësuesit e shquar të Gjakovës e Malësisë së saj dhe i Rrafshit të Dukagjinit (V) – Nga historiani e publicisti Gani Qarri në Zvicër (faqe 19).

– Tirana International Hotel & Conference Centre – (faqe 19)

– Klinika dentare “Hydajet Ponari – një nga klinikat më moderne të Shqipërisë. (faqe 19).

Curraj i Epër vetëzbuloi virgjërinë dhe hiret e veta rrezatuese alpine – Reportazh nga Prel Milani në Qarkun e Shkodres. (faqe 20).

-Refleksione rreth librit jetëshkrimor të profesorit e gazetarit Murat Gecaj: “Gjurmë, nëpër udhë…” – Nga prof. dr. Kolë Tahiri në Bruksel të Belgjikës (faqe 21).

-“Grua, fytyrë e vuajtjes, botën e le të lumtur” – Shënime nga Ibrahim Hajdarmataj për librin e poetes Bukurie Hajdarmataj (faqe 21).

– Iku dhe Gani Ram Mulaj – njeriu granit i kohërave…!  (faqe 22)

-Gani Agaj kishte një përkushtim të rrallë ndaj bujqësisë – Nga Hysni Osmani.(faqe 22)

Krijuesi Gjon Bushgjokaj vjen me librin e ri me poezi e prozë të shkurtër: “Të dua, Shqipëri!”. (faqe 22).

Dy abonime të reja në “Gazeta e Alpeve”: Arkitekt Mentor Çokaj dhe veprimtarja Mimoza Hajdarmataj – ish deputete e Tropojës në Kuvendin e Shqipërisë. (Faqe 23)

-“Gazeta e Alpeve”, në faqen e fundit të saj (fq. 24) ka reklamën e Agjensisë ma të madhe të Sigurimeve në treshtetshin ballkanik Shqipëri-Kosovë-Maqedoni “Sigal Uniqa Group Austria”, ku ju fton për të sigurue edhe online nga celulari ose kompjuteri shtëpi, shëndet, makinë.

“Gazeta e Alpeve” është me Ju dhe për Ju nga dy herë në javë, në çdo datë 1 dhe 15 të secilit muaj të vitit, në tregun e shitjeve të shtypit në të gjithë Shqipërinë e në Kosovë dhe me abonime me postë në Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni, Greqi dhe në diasporat shqiptare në Europë e Amerikë.

Rali LURA

Tiranë, më 1 tetor 2019