Tashmë, nuk është më sekret fakti që, sistemi arsmor në të gjithë botën lë shumë për të dëshiruar.
Fëmijët, të cilët mbarojnë gjimnazin, nuk e kanë idenë se si të mbjellin një frut apo perime vetë, të paguajnë taksat, apo të kryejnë aktivitete praktike ditore, që të rriturit i kryejnë gjatë jetës së tyre të përditshme.
Në rastet më të mëdha, fëmijët as nuk e kuptojnë që sistemi është i deformuar, pasi ata janë shumë të përfshirë në të.
Madje dhe librat e historisë që i’u mësohen në shkollë, janë të mbushura me propagandë, dhe keq informojnë në vend që të informojnë në mënyrë objektive atë që vërtetë ka ndodhur.
Fatmirsisht, disa vende në botë me në krye Finlandën, e cila mbahet si vendi lider përsa i përket sistemit arsimor, ka vendosur që të heqi nga programi i saj, të tëra lëndët shkollore, përfshirë këtu matematikën dhe shkencën.
Finlanda ka vendosur ta riformatojë sistemin e saj arsimor, dhe ti japi asaj një kuptim totalisht tjetër, që do ti hyjë më në punë, dhe do ti ndihmojë më tepër, fëmijët e brezave të ardhshëm.
Finlanda do ta zëvëndësojë programin ndërkombëtar arsimor, me një program të ri, i cili quhet ” Të mësuarit bazuar në fenomen”. Ky program, i lejon studentët të heqin dorë nga lëndët e zakonshme, dhe të fokusohen në një program të ri gjithëpërfshirës, ku ata do të mësohen të shohin çdo kuptim që mund të ketë një fenomen, qoft ai ekonomik, politik, gjeografik apo historik.
Studentët do të mësojnë të tëra këndvështrimet e një situate, dhe më pas do të mësojnë se si mund të reagojnë, dhe se çfarë mund të bëjnë me atë situatë.
Ky program i ri, përdor kuriozitetin natyral të fëmijëve, për ti mësuar ata me një kontekst universal dhe autentik të ngjarjeve.
Pra, studentët nuk do të mësojnë më në mënyrë të ndarë, matematikë, ekonomi apo çfarëdo qoftë, por çdo javë ata do të merren me trajtimin e një teme të caktuar, dhe do e shohin atë temë nga çdo kënvështrim i mundshëm.
Përshembull, nëse këtë jave studentet do të trajtojnë ngrohjen globale, ata do e trajtonë këtë temë në çdo aspekt ndikues të saj, pra në aspektin ekonomik, mjedisor, politik, dhe shkencor.
I njëjti trajtim do të bëhet për të tëra temat që nxënësit do të trajtojnë, të cilat do të jenë gjithmonë me bazë universale, gjithëpërfshirëse, humane dhe praktike.
Rreth 70 përqind e mësuesëve në Helsinki, kanë rënë dakort më programin e ri të arsimit, por ky program do të hyjë në fuqi në të tëra shkollat, në vitin 2020./ MoonChild