Eurostat deklaroi se shkalla e papunësisë në Bashkimin Europian ka rënë në nivelin e saj më të ulët gjatë këtyre 19 viteve të fundit. Sipas kësaj agjencie, shkalla e papunësisë në këtë bllok gjatë muajit gusht ishte në nivelin prej 6.2 për qind, duke shënuar rënie kështu nga niveli i saj prej 6.3 për qind, që ishte gjatë një muaji më parë, dhe nga niveli prej 6.7 për qind që ishte në gusht të 2018.
Ky është njëkohësisht edhe niveli më i ulët i shënuar në BE28 që prej vitit 2000, deklaroi Eurostat në një publikim të fundit të tij. Krahasuar me një vit më parë, shkalla e papunësisë shënoi rënie në 24 prej shteteve anëtare, mbeti e qendrueshme në Luksemburg, ndërsa në shtetet e mëposhtme shënoi rritje, në Danimarkë nga 4.9% në 5.0%, në Lituani nga 6.1% në 6.6% dhe në Suedi nga 6.3% to 7.1%.
Çekia shënoi nivelin më të ulët ndër të gjitha shtetet e tjera anëtare, në vetëm 2 për qind. Më pas u rendit Gjermania me 3.1% dhe Malta me 3.3 %. Në fund u rendit Greqia me 17 % (në qershor), por duke shënuar sërish rënie nëse do ta krahasonim me nivelin e saj gjatë të njejtës periudhë gjatë një viti më parë (në qershor të 2018, ajo ishte në nivelin prej 19.2 për qind).