Stambolli goditet nga një tërmet 5,8 ballësh, njofton Drejtoria për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD).
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 70 kilometra në perëndim të Stambollit, respektivisht në Detin Marmara, në jug të qytetit të Silivrit. Dëshmitarët thonë se kanë parë lëkundje të ndërtesave gjatë tërmetit.
Gjatë ditës së djeshme një tërmet me madhësi 4.6 goditi pjesën jugperëndimore të Stambollit duke shkaktuar panik panik tek banorët, por fatmirësisht nuk u raportua për viktima.