Kandidatët për deputet në listat e partive politike për aq sa mund të kenë dallime, kanë edhe ngjashmëri në mes tyre. Megjithatë, një kandidat për deputet është më i veçanti, që dallon skajshmërisht prej kandidatëve të tjerë.
Është kandidati numër 95 në listën zgjedhore të LDK-së, pra fjala është për Fetah Rudin, intelektualin dhe veprimtarin më të përkushtuar, ushtarin e lirisë dhe më besnikun i vizionit rugovian për shtetin e Kosovës.

Kush është Fetah Rudi!?

Fetah Rudi ka lindur me 10.08.1964 në fshatin Rud, komuna Malishevës.
Shkollën fillore e ka kryr në fshatin e lindjes, ndërsa shkollën e mesme në Qamo “Marshalli Tito” në Gllogovc (Drenas) përgjatë viteve të 80-ta. Si nxënës i shkollës së mesme, vitin 1982 regjimi okupues i Serbisë e burgos Fetah Rudin për pjesëmarrje në demonstrata për Republikën e Kosovës, duke e dënuar me 3 muaj burg dhe masën shtesë ndëshkimore, përjashtim nga shkolla.
Pas një viti Fetahu vendosë të regjistrohet në QAMO “Luigj Gurakuqi” në Klinë, ku edhe aty e përcjellë i njëjti “fat”, ku pas tre muajve përjashtohet nga shkolla për të njëjtat motive, të pjesëmarrjes në demonstrata.
I përndjekur nga regjimi pushtues i kohës, detyrohet të emigroj në Slloveni, ku punon si punëtorë krahu deri në vitin 1984, por edhe aty nuk e lënë të qetë.
Në vitin 1984 detyrohet të shkojë në shërbimin ushtarak në Tuzëll dhe Banjallukë. Peripecitë e viteve 1984/85 gjatë shërbimit ushtarak ishin të shumta e të panumërta, ku disa herë mirret në pyetje dhe maltretohet fizikisht nga sigurimi i shtetit jugosllav.
Më të kryer shërbimin ushtarak, pas një qëndrimi të shkurtër në shtëpi, Fetahu përseri shkon në Slloveni për shkaqe ekonomike, për të vazhduar punën si punëtorë krahu deri në fund të vitit 1990.
Vlenë për të theksuar, se gjatë qëndrimit në Slloveni, krahas punës fizike, Fetah Rudi ka qenë i angazhuar me veprimtari atdhetare në shoqatën “Migjeni” dhe “Alternativa” në Lubjanë.
Pas kthimit nga Sllovenia në vitin 1990, Fetahu i vazhdon studimet në SHLP “Bajram Curri” në Gjakovë. Pas studimeve angazhohet si mësimdhënës në shkollën “Asim Vokshi” të fshatit Rud, ku punon me zellë e përkushtim deri më 15 dhjetor të vitit 2000, ku bandat kriminale i ndalin përkohësisht rrugëtimin pishtarit të dijes në fshatin BYTYQ (të Ura e Bytyqëve) me një sulm qyqarë.
Pas kuorimit një vjeçar në Itali, Fetah Rudi në karrocë i kthehet përseri aktiviteve dhe jetës publike në Kosovë.
Në vitin 1991 zgjedhet Kryetar i nëndegës së LDK-së për fshatrat Panorc, Rud e Llapqevë.
Në vitin 1992 zgjedhet Kryetar i FR të LDK-së dega në Malishevë, post të cilin e ka mbajtë deri në vitin 1998.
Fetahu ishte pjesëmarrës aktiv nga formimi i Ministrisë së Mbrojtes dhe UÇK-së nga fillimi deri në mbarim të luftës, duke dhënë kontribut të çmuar në unifikimin e frontit të luftës kundër pushtuesve serb.
Fetah Rudi ishte anëtarë i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për disa mandate deri në vitin 2010, si dhe anëtarë i Kryesise së LDK-së dega në Malishevë, post të cilin e mbanë aktualisht.

Të rrallë janë veprimtarët siq është Fetah Rudi, i urtë e i guximshem, i sinqertë dhe i vendosur, besnik dhe i pathyeshem ne vizionin e tij, që ka moralin dhe ndërgjegjën e pastër, që ka vetëdijen e shëndoshë dhe shpirtin fisnik.
Suporti më i madh në rrugëtimin politik dhe atdhetar të Fetahut janë familja e tij, vëllau Shaipi, djali dhe nipat e tij.
Edhe pse Fetahu jeton në kushte minimale, asnjëherë nuk e kemi dëgjuar të ankohet per diçka.
E kemi dëgjuar të jetë mirënjohës dhe falenderues për ndihmat dhe mbështetjen e bashkatdhetarëve nga mërgata e jonë.
Fetah Rudi me karrocën e tij është shndërruar në simbol të qëndresës dhe heroizmit, të sakrificës dhe guximit në denoncimin e vazhdueshem të krimit dhe kriminelëve që gjymtuan qenjën tonë kombëtare.

Fetah Rudi bartes moral i listës së LDK-së

Nëse e dëshironi ndryshimin në LDK dhe mbarë Kosovën, përzgjedhjen e kandidatëve për deputetëve në listën e LDK-së duhet ta filloni nga numri 95 deri në 110. Pra kësaj radhe lista e kandidatëve të sinqertë për deputet nga radhët e LDK-së fillon nga numri 95!
-Në numrin 95 e keni vlerën më sublime të LDK-së rugoviane,
-Në numrin 95 e keni atdhedashurinë,
-Në numrin 95 e keni heroizimin dhe sakrificën njerëzore,
-Në numrin 95 e keni dëshmorin e gjallë të LDK-së rugoviane,
-Në numrin 95 e keni forcën intelektuale të ushatrit të lirisë,
-Në numrin 95 e keni pastërtinë e shpirtit fisnik të një atdhetari,
-Në numrin 95 e keni njeriun e guximshën dhe të pathyeshëm në sfidat e kohës.
-Në numrin 95 e keni bartësin e listës së qindra veprimtarëve të vrarë për motive politike gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
-Numrin 95 në ulësen e Kuvendit të Republikës së Kosovës, do ta keni ndërgjegjën më të pastër kombëtare i cili në çdo seancë të kuvendit do t’i thërret ndërgjegjës së fjetur të drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare për zbardhjen e vrasjeve enigmatike të veprimtarëve më të guximshëm dhe më të devotshëm të LDK-së rugoviane.

Vota për Fetah Rudin, do të jetë votë edhe për të ndëshkuar ndërgjegjën e vrarë të LDK-së post-rugoviane, e cila dy herë radhazi, pa e dhënë asnjë shpjegim e largoi nga lista për deputet.
“E treta e vërteta” e thotë një fjalë e urtë popullore, mëgjithatë kësaj radhe të njëjtit drejtues të LDK-së, më shumë nga frika e humbjes dhe ndëshkimit në zgjedhje sesa respekti për të, e vendosën Fetah Rudin në listën zgjedhore në numrin 95!
Nuk e kam as idenë më të vogël, sipas cilës logjikë e vendosen në numrin 95 njeriun më besnik, më të dëshmuar, më të vendosur dhe më të guximshëm, personalitetin më të spikatur nga 110 kandidatët për deputet në listën e LDK-së.
Kandidatët për deputet duhet vlerësuar sipas aftësive dhe meritave që posedon individi, e jo në bazë të meritave të prindit, vëllaut, dajës apo dikujt tjetër nga lidhja familjare apo farefisnore.
Renditja dhe darja e deputetëve në listën zgjedhore sipas shijes dhe interesave personale, e jo sipas kontributit dhe meritave të kandidatëve, do t’i vë në lajthitje votuesit e rinjë.

Ja pse duhet votuar numri 95 në listën zgjedhore të LDK-së

Fetah Rudi për më tepër se deputet, do të jetë përfaqësues i familjarëve të qindra veprimtarëve të LDK-së të vrarë tinëzisht pas shpine, në kurthe e prita me urdhër të shpirtëzinjëve shqiptarë.
Vota për Fetah Rudin nga zgjedhësit kosovarë, do të jetë ndëshkimi më i madh për ideatorët dhe urdhëdhënësit e vrasjeve politike në Kosovë.
Vota për Fetah Rudin do të jetë pak më tepër se ndëshkim edhe për ndërgjegjën e vrarë të drejtësisë kosovare, përkatësisht gjykatësve dhe prokurorëve, policëve dhe avokatëve që heshtën vrasjet më makabre kriminale ndaj gjakut më të pastër shqiptarë.
Fetah Rudi me karrocë në Parlamentin e Kosovës, qoftë edhe pa e folur asnjë fjalë të vetme, ka për të dëshmuar ekopën më të errët të pasluftës, atë të vrasjeve politike në Kosovë.
Fetah Rudi me përkushtimin dhe guximin e tij është shëmbulli më i mirë i një idealisti të përbetuar, të cilit as plumbat e tradhtarëve nuk i ndalën rrugëtimin në misionin e shënjtë të lirisë dhe pavarësisë së vendtit të tij.
Njeriu me karrocë në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të jetë dëshmia më e fuqishme e sakrificave dhe sfidave nëpër të cilat kaluan atdhetarët dhe idealistët në këto 20 vjetët e pas çlirimit të Kosovës
Karroca e Fetah Rudit në Parlamentin e Kosovës do të jetë denoncimi më i ashpër për kriminelët, urdhëdhënësit dhe projektuesit e vrasjeve poltike, do të jetë mallkimi më i madh për prokurorët, gjykatësit, policët hetimor dhe gjithë ata që heshtën krimet e pasluftës.
Prezenca e karrocës së Fetah Rudit në Parlamentin e Kosovës do të jetë ndërgjegje e vrarë edhe për bashkëpartiakët e tij që ishin në pushtet dhe nuk e bën as hapin më të vogël për zbardhjen dhe dënimin e kriminelëve…
Fetah Rudi në karrocë në sallën e Parlamentit të Kosovës do të shihet si simbol i sakrificës dhe guximit që i thërret ndërgjegjë së pastër kombëtare dhe ndërkombëtare për zbardhjen e të gjitha krimeve të pas luftës në Kosovë.

Vota për Fetah Rudin, votë për çlirim shpirtëror

Prandaj vota për numrin 95, është votë për ndryshim substancial dhe pozitiv, është votë që sjellë freski dhe risi në Parlamentin e Kosovës, që sjellë frymë dhe kulturë të re të zhvillimit të debateve përmbajtësore në kuvend.
Prapa numrit 95 në listën e fitores së LDK-së është emri i Fetah Rudit, njeriut që dha gjithçka për lirinë e Kosovës, që ushqeu dhe shpërndau frymën rugoviane për afro tri dekada gjithandej Kosovës, trojeve etnike dhe diasporës shqiptare.
Pa kontributin e Fetah Rudit, fryma rugoviane e LDK-së do te ishte e mangët dhe e jo kuptimplotë.
Sikurse në luftë, ashtu edhe pas saj Fetah Rudi asnjëherë nuk u gjunjëzua para kërcënimeve dhe shantazheve. Pas atentatit kriminal të vitit 2000 Fetah Rudi doli akoma më i fuqishëm. Edhe pse në karrocë invalidore, asnjëherë nuk e ndali aktivitetin politik dhe atdhetar.
Të gjithë ata që përcaktohen që me 6 tetor të votojnë numrin 95 në listën e LDK-së, jo vetëm që votojnë për frymën rugoviane të LDK-së, do të ndihmojnë ndryshimin e mentalitetit qeverisës në vendin tonë.
Kuvendit të Kosovës i duhen njerëz dhe personalitete të guximshme siq është Fetah Rudi dhe shumë të tjerë që janë të zotët të përballen me sfidat e kohës nëpër të cilën po kalojmë.
Fetah Rudi me karrocë në kuvend, përveqse do të jetë përfaqësues i denjë i frymës rugoviane dhe zë i elektoratit rugovian, do të jetë zë i fuqishëm i të gjithë dëshmorëve të vrarë pas shpine nga bandat kriminale.
Fetah Rudi me karrocë në kuvend, do të jetë thirrje e vazhdueshme për sistemin e drejtësisë, për zbardhjen e të gjitha vrasjeve politike të pas luftë në Kosovë.
Qytetar të Republikës së Kosovës, forca e ndryshimit është në dorën e juaj, ju jeni ata që më votën e lirë dhe demokratike më 6 tetor mund të përcaktoni kahet e zhvillimit politik dhe ekonomik të vendit jo vetëm për katër vitet e ardhshme, por mbase për disa dekada.
Vota për Fetah Rudin me 6 tetor 2019, do të jetë votë për dinjitet njerëzor dhe çlirim shpirtëror, të ngulfatur për dy dekada rresht në Kosovë.

25.09.2019