At P.MESHKALLA S.J. (Portret nga F.R.)

 CILI MUND TË KRAHASOHET ME TY N’ BURGJET E KAMPIT KOMUNIST?

Me ndej ditë e natë tue lexue per Ty, nuk kam të ngime per shka i ke ba Ti komunizmit.

Kush mujti me ua thanë ata shka i ke shkrue e lanë në proceset e gjyqeve Tua, o At?…

Fjala Yte o At, ishte mësim e brumosje guximi per të rinjë e pleq n’ ata burgje e kampe!

Po, sa vetë keni shpetue nga dëshprimi e vetvrasja nder ata kampe të mnershme o At?

Cili mendonte si Ju: “Duhet me hy n’ burg, se Rinia po humbë jeten e shpresen aty!”…

E Ai “dikushi” ishi Ju, o At Pjetri, Guri i pathyeshem i Atdheut e i Fesë Kastriotit!…

Burr’ i fjalës, Besnik i sejcilit Shqiptar e Bujar, edhe kur kafshata e bukës ishte me gram.

Vetem tue shikue Portretin Tuej o At, besohej historia e pashkrueme e Klerikve Tanë!

Besohej vuejtja, besohej tortura, besohej masakra e tiranit, besohej dhuna, e mbi të gjitha: Besohej shpresa e permbysjes diktaturës komuniste nga ata që ishin rreth Teje:

“Ju më dënoni sa të doni, mbasi mue nuk keni shka më bani, unë prapseprap do të dal, sepse ju, shpejt keni me mbarue, mbasi shoshojnë keni me hanger e, aty asht fundi juej.

Feja e Krishtit nuk mbaron kurr!”(Fjala fundit: Dosja 4191|1 Arkivi M. M. Tiranë, 1998)

Dhe, njëditë o At Mëshkalla, Ti me të vertetë dole nga burgu komunist në vitin 1977, bash kur terroristët vazhdonin me hanger kokat e njenitjetrit e kur, po u afrohej fundi…

At Pjetër Mëshkalla S.J., asht lé në Shkodër me 25 shtator 1901 prej prindve Hil’e Age Mëshkalla, familje bujare, mjaft e vorfën qytetare, që banonte në një jerevijë në fund të rrugës së Daulles. Ka vdekë me 28 korrik 1988, në Shkoder, ku edhe asht vorrosë.

Jeta dhe vepra Yte o At, jo vetem ishte e pakrahasueshme, po ajo ishte edhe Heroike!

Rinia Shqiptare pa dallim Feje, tek Ju shikonte Yllin e guximit, të shpresës dhe të Lirisë!

Prof. Arshi Pipa shkruente: “…Me At Mëshkallën kam pasë miqësi, tue çmue fort karakterin e Tij, e të cilit i përshtatet si pak kujt binomi i Fishtës për “Atme e Fé”. (1993)

 

Melbourne, 23 Shtator 2019.