TGcom shkruan; “Mbi 40 njerëz u plagosën në tërmetin e fortë që goditi Shqipërinë në orët e para të pasdites. Burime mjekësore në Tiranë theksojnë se mes pacientëve, shumica prej tyre fëmijë të vegjël dhe të rinj, është edhe një person në gjendje kritike. Tërmeti sot, sipas autoriteteve, do të ishte më i forti i 20-30 viteve të fundit në zonë”
Reuters shkruan; “Një tërmet me forcë 5.6 ballë tronditi këtë të shtunën qytetin portual shqiptar të Durrësi. Ministria e Mbrojtjes tha se ishte tërmeti më i fuqishëm në Shqipëri në 30 vitet e fundit. Banorët në Tiranë u larguan nga ndërtesat dhe dolën në rrugë dhe në parqe për siguri”. Agjencia e lajmeve “Reuters” raporton se nga tërmeti janë plagosur disa persona, ndërsa lëkundjet kanë shkaktuar dëme materiale në banesa.
Euronews shkruan; “Një tërmet me forcë 5.6 ka goditur 30 kilometra në perëndim të kryeqytetit shqiptar të Tiranës. Sondazhi Gjeografik i Shteteve të Bashkuara (USGS) tha që tërmeti ishte me epiqendër në Detin Adriatik në një thellësi prej 10 km. Banorët e zonës thanë që tërmeti u ndje fuqishëm në Tiranë dhe njerëzit dolën për në rrugë. Nuk ka raportime për viktima, por një ndërtesë apartamentesh në qytetin bregdetar të Durrësit u raportua të ishte dëmtuar keq. Fotografitë e shpërndara në Twitter treguan shkatërrim në ndërtesën e universitetit të Tiranës”
Mirror.c shkruan; “Shtëpitë u rrënuan, banorët e tmerruar dolën në rrugë dhe rreth 50 njerëz u lënduan, ndërsa Shqipëria u trondit nga tërmeti i saj më i fortë në 30 vjet.
Makinat u shtypën nga tullat e rëna në kryeqytetin e Tiranës – ku dy dridhje u ndjen në një suksesion të shpejtë – dhe ndërtesat u dëmtuan keq në qytetin bregdetar të Durrësit, afër epiqendrës. Dridhja me forcë 5.6 – gjithashtu e ndjerë në Itali dhe Greqi – tronditi shtëpitë, rrëzoi sendet nga raftet, preu energjinë dhe shërbimin telefonik dhe dëmtoi një stadium futbolli gjatë një ndeshje. Ishte një mrekulli që ndërtesa ime i rezistoi. Këto ndërtesa nuk janë bërë për të mbijetuar nga ky lloj tërmeti”, ka thënë një banor në Durrës”