Të nderuar dhe të dashur:

Nxënës, mësues e prindër dhe gjithë ju, pjesëtarë të shoqërisë sonë, në Republikën e Shqipërisë!

Por u drejtohemi pikërisht sot, në ditën e parë të fillimit të mësimeve, në të gjitha shkollat 9-vjeçare e të mesme, si në kryeqytet tonë, por dhe në tërë rrethet e vendit tonë.

Siç është e kuptueshme, kjo është një ngjarje mjaft e shënuar në jetën, jo vetëm të fëmijëve, mësuesve e prindërve tanë, por të mbarë shoqërisë sonë.

Pa dashur të përmendim këtu, arritjet ose mosarritjet, në vitet e shkuara, ne urojmë, shpresojmë e dëshirojmë që, në këtë fushë parësore të jetës së çdo vendi demokratik, gjatë këtij viti të ri arsimor, nuk do të mungojnë ndihma, mbështja dhe kujdesi, jo vetëm i mësusve e drejtuesve të shkollave dhe drejtuesve të arsimit në rrethe, por dhe institucioneve të larta shtetërore përgjegjëse, që nga Ministria e Arsimit dhe tërë Shteti Shqiptar.

E rendësishme është që në shkollat tona, të të gjitha profileve, nxënësit tanë të kenë të gjitha kushtet e domsdoshme, që nga lokalet e përshtatshme, mundëisht me një turn dhe pajisjet e nevojshme mësimore-didaktike, tekstet etj., si për mësim, edukim dhe zhvillimin e talentit të tyre, në fushat e sporteve e kulturës etj..

Shoqata jonë, e themeluar kohë më parë dhe me veprimtari të larmishme shumëvjeçare, megjithëse me mundësi aktuale të kufizuara, do të jetë gjithnjë në mbështetje të dëshirave dhe kerkesave të nxënësve e mësuesve dhe prindërve tanë, për të patur një arsimim sa më cilësor të brezit tonë të ri. Kështu, të gjithë së bashku, do të përgatisim mendësinë dhe kushtet, që vetëm në Shqipërinë në të bukur dhe jo në emigracion, ata do të jetojnë e punojnë me dinjitet të plotë, duke u rreshtuar përkrah shteteve më të përparuara, europiane e më gjerë.

Së fundi, po u drejtohemi të gjithë nxënësve e mësuesve dhe prindërve tanë:

Gëzuar Vitin e Ri Shkollor 2019-2020 dhe me sa më shumë arritje, në të gjitha, fushat: mësimit, edukimit dhe veprimtarive të ndryshme etj!

Paçi vetëm gëzime e lumturi, në çdo hap të veprimtarisë arsimore-pedagogjike dhe të jetës suaj të përditëshme, bashkë me familjet dhe mbarë shoqërinë shqiptare!

Zoti ju bekoftë dhe ju ndihmoftë!

Me shumë respekt e dashamirësi:

PËR KRYESINË E SHOQATËS SË ARSIMTARËVE

TË SHQIPËRISË

Sekretar i Përgjithshëm:

Prof.Murat Gecaj, publicist e studiues

Tiranë, 16 shtator 2019

Please follow and like us: