Dua Lipa do të jetë imazhi i ri i revistës “The Face”. Këngëtarja publikoi një video, në të cilën u shfaq e veshur me fustan të zi dhe çorape të verdha.
Dua thotë në video se muzika në vitin 2019 ka të bëjë me gratë, të duan, të shpërndajnë dashuri dhe të dashurohen. “The Face Magazine” është revistë mujore, e cila ka të bëjë me muzikën, modën dhe kulturën.