Banka e Shqipërisë ka prezantuar serinë e re të kartëmonedha 200 dhe 5000 mijë Lekë. Në ceremoninë e organizuar enkas për këtë rast guvernatori Sejko e cilësoi këtë si një ngjarje shumë të rëndësishme jo vetëm për institucionin që ai drejton por gjithë shtetin shqiptar.

“Prezantimi dhe hedhja në qarkullim e  serisë së re të kartëmonedhave përbën një ngjarje shumë të rëndësishme, një moment të veçantë, jo vetëm për Bankën e Shqipërisë, por për gjithë shtetin shqiptar”.

Pas më shumë se 20 vjetësh dizenjo e kartëmonedhave të qarkullimit e rifreskuar dhe me elemente të sigurisë të përmirësuar që në të njëjtën kohë është rezistente me cilësi dhe besueshmëri të lartë. Seria e re e kartëmonedhave hidhet në qarkullim në 30 Shtator, ndërsa të vjetrat do të tërhiqen me kalimin e kohës nga Banka e Shqipërisë.