60% e evropianëve janë inkurajuar të ndryshojnë sjelljen e tyre pozitivisht për shkak të diçkaje që kanë parë në televizor.
Inovacioni, si në teknologjinë televizive ashtu edhe në programim, po sjell ndryshime pozitive personale dhe kulturore midis konsumatorëve evropianë, sipas studimit të ri të lëshuar nga Samsung në IFA sot. Studimi, porositur në prag të 50-vjetorit të kompanisë, tregoi se evolucioni i televizorit, si në aspektin e përparimeve teknologjike të avancuara si 8K, ashtu edhe për përmbajtjen e larmishme të cilësisë të lartë në dispozicion sot, ka një ndikim të prekshëm në shumë aspekte të jetës së konsumatorëve.
57% e evropianëve të pyetur thonë se kanë parë një program televiziv që ka ndryshuar në mënyrë aktive mendimin e tyre për çështje shoqërore, përfshirë ndryshimin e klimës, varfërinë, barazinë ekonomike dhe diskriminimin. Konkretisht, dokumentari serial Blue Planet i BBC-së motivoi 83% të të anketuarve të ndërmarrin veprime, të tilla si të zvogëlojnë përdorimin e tyre të plastikës një-përdorimshe.
Interesi për përmbajtje për çështje aktuale është veçanërisht i lartë, me dy të tretat e evropianëve që shprehin dëshirë për të ndjekur programe televizive në lidhje me çështjet aktuale. Programet informuese në përgjithësi po rezonojnë gjithnjë e më shumë me konsumatorët, me 56% të së anketuarve që citojnë dokumentarët si zhanrin më të përmirësuar. Për më tepër, në një kohë kur fraza “lajm i rremë” ka hyrë në diskursin kryesor, vlera e lajmeve në TV mbetet e rëndësishme, me gati tre të katërtat (74%) të evropianëve që vlerësojnë televizionin si një nga burimet më të besueshëm për lajme.
Audienca po evolon së bashku me atë që po shohin në ekran. Studimi tregon se 73% e evropianëve pretendojnë se televizioni ka përmirësuar aftësitë e tyre në jetë – qoftë kjo për të mësuar një gjuhë të re, për të provuar një sport të ri ose për të bërë punë vullnetare. Ndërkohë, një e katërta e të anketuarve dëshirojnë të udhëtojnë në destinacione të reja, të cilat më parë nuk do t’i kishin konsideruar, si rezultat i programacioneve në televizor dhe 38% thonë se janë inkurajuar të provojnë receta të reja nga kulturat e tjera. Kjo rritet në 41% tek përdoruesit e TV Smart, duke sugjeruar se televizorët me lidhje interneti vërtet përmirësojnë përvojën e shikimit.
Teksa televizioni inkurajon shikuesit të shtyjnë kufijtë e tyre dhe të provojnë gjëra të reja, ai gjithashtu mbetet një ndikim i rëndësishëm kur bëhet fjalë për t’u relaksuar. Një e katërta e konsumatorëve besojnë se televizori kontribuon në mirëqenien e tyre të përgjithshme mendore, ndërsa një e treta shprehet se është mënyra kryesore për t’u çlodhur.
Studimi tregon gjithashtu se televizori është ende një përvojë thelbësore shoqërore, me gjysmën e konsumatorëve që konsiderojnë kohën e kaluar duke parë televizor së bashku si kohë familjare cilësore. Në fakt, më shumë se një e treta (34%) e evropianëve mendojnë se televizori ka krijuar disa nga kujtimet e tyre më të forta të përbashkëta, veçanërisht momentet kryesore sportive ose lajmet, duke e forcuar më tej televizionin si një platformë për përvoja pozitive të përbashkëta.
“Sot, televizioni vazhdon të na informojë, frymëzojë dhe pasurojë: studimi ynë i fundit tregon efektin e qëndrueshëm dhe ndikimin që televizioni ka tek audienca dhe ne mbetemi të përkushtuar në ndjekjen e risive të përqendruara tek konsumatori, që ripërkufizojnë rolin që luan televizori në shtëpitë tona,” tha Nathan Sheffield, Shef i Departamentit TV dhe AV në Samsung Europe. “Ne po e ofrojmë këtë përmes produkteve të tilla si linja revolucionare QLED 8K, e cila siguron cilësi gjithëpërfshirëse të imazhit, dizajn të hijshëm dhe veçori inteligjente, duke na ofruar themelet për të krijuar përvoja të reja, specifike të shikimit. Kombinimi i ekranëve më të mëdhenj dhe më të mirë, me përmbajtje më inteligjtente dhe më të larmishme, i jep televizionit fuqinë të ndikojë në pikëpamjet tona mbi një sërë temash. ”
Gjetjet e tjera kryesore nga studimi përfshijnë:
Përfaqësimi në rritje në televizion
44% e evropianëve mendojnë se përfaqësimi racor dhe etnik në televizion është përmirësuar në mënyrë drastike gjatë 5 viteve të fundit.
Televizioni zgjeron horizontet tona kulturore
Duke parë më shumë programacione të huaja, mbi 40% e evropianëve thonë se shikimi i televizorit ndihmon në zgjerimin e horizontit të tyre.
Televizioni kontribon në socializim
Një e katërta e evropianëve kalojnë kohë duke parë televizor së bashku të paktën një herë në muaj.
QLED është e ardhmja e shikimit
80% e shikuesve të QLED pajtohen që kjo teknologji televizive e bën përvojën e tyre të shikimit më të mirë.
Rreth Samsung Electronics Co, Ltd
Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, pajisjeve që mbahen në trup, tabletëve, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.
Studimi
Një studim online u krye nga Foresight Factory midis 8,000 të rriturve mbi 18 vjeç në 8 vende evropiane (Mbretëria e Bashkuar, Gjermani, Francë, Itali, Spanjë, Suedi, Hollandë dhe Poloni). Puna në terren e studimit u zhvillua gjatë prillit dhe majit të vitit 2019. Foresight Factory është një agjenci e pavarur e kërkimit të tregut.