Universiteti britanik i Oksfordit është renditur i pari në listën ndërkombëtare të universiteteve më të mira për të katërtin vit me radhë.

Vlerësimet vjetore të realizuara nga revista, Times Higher Education kanë renditur të parin universitetin britanik të ndjekur nga Instituti i Kalifornisë për Teknologji dhe Universiteti Kembrixh në të tretin.

Mirëpo kësaj here është paralajmëruar se universitetet në Britani janë “duke hasur vështirësi për të ruajtur vendin e tyre” kundrejt rivalëve globalë.

Sipas përpiluesve të listës, Gjermania ka mundësi që të tejkalojë Mbretërinë e Bashkuar, sa u përket universiteteve më të mira në Evropë.

Sipas revistës, universitetet e Iranit kanë qenë në mesin e institucioneve që janë ngjitur lart më të shpejti në listën e këtij viti duke tejkaluar universitetet në Australi, Francë e Rusi.

Universitetet europiane janë ato të cilat kryesojnë listën me 200 emra institucionesh.