Në shenjë nderimi për jetët e humbura nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot është inauguruar Memorialin “Kosova kujton” në oborrin e Qeverisë së Kosovës.
Akti terrorist në New York të ShBA-së ishte goditje ndaj institucioneve dhe popullit amerikan, ndaj vlerave të lirisë dhe demokracisë. Në atë sulm, humbën jetën rreth tre mijë persona.