Ballina Aktualitet Fabrici: Ballkani Perëndimor mbetet në prioritet të Komisionit të ri Europian

Fabrici: Ballkani Perëndimor mbetet në prioritet të Komisionit të ri Europian

Ai ka deklaruar sot se Ballkani Perëndimor mbetet në prioritet të Komisionit të ri Evropian të udhëhequr nga Ursula Fon Der Lajen.

Këtë ai e tha në konferencën “Pesë vjet bisedime – Sa është larg Serbia nga anëtarësimi në BE ” .

Sipas tij çështja kyçe për shtetet e Ballkanit perëndimor gjatë mandatit të ri të Komisionit është vazhdimi i reformave strukturore dhe adaptimi me ato në BE.

” Obligimet për vendet e Ballkanit perëndimor janë të njëjtat, struktura mbetet e njëjtë dhe ato janë : sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik, zhvillimi i administratës publike, lufta kundër korrupsionit, raportet e mira fqinjësore si dhe zgjidhja e kontesteve regjionale “, theksoi Fabrici.

Ai ka shtuar se Komisioni i ri Evropian do të merret me çështjet siç janë ndryshimet klimatike, mirëmbajtja e mjedisit jetësor dhe gjelbërimit, digjitalizimi dhe gjeo-politika e BE-së