1947 Don MARK HASI (1920 – 1981) 27 Vjeç, i merthyem me thikë në gjuhë per tavolinë nga hetuesi barbar komunist Nesti Kopali, në hetuesinë e vitit 1947…

7 PRILL 1967 Don Marku asht i pari Klerik Katolik Shqiptar, që arrestohet mbas një mbledhjes në Institutin Pedagogjik Shkoder, në frymen e “Revolucionit Kultural” dhe, fillon hetimet me terroristët Dhimiter Shkodrani, Elham Gjika dhe Ali Xhunga…

PRILL 1968 Mbas një viti tortura dhe masakra dënohet me pushkatim, po i kthehet vendimi me dënim 25 vjet, pa u dijtë as sot pse u quejt “për tradhti ndaj Atdheut”…

Fillon Kalvarin e kampeve të punës, ndonse ishte me zemer të shkatrrueme në tortura.

Nga arrestimi në 1946, u lirue në 1954 mbas 7 vjetësh. Ndersa mbas arrestimit 1967, me 11 SHTATOR 1981,Vdes në Kampin e Ballshit, tue u mbyllë jeten në Rrëfim të Fundit me Don Mikel Koliqin, ku edhe varroset deri në 1992, që u Rivarros në Rrëmaji.

21 VJET i burgosun vetem pse ishte Klerik Katolik, vinte nga një Familje Burrash dhe si Burrat dha Shpirtë pa njollosë as veten as shokët me të cilët u arrestue dhe vuejti.

E njoha në vitin 1954, kur doli nga burgosja e parë. Ishte Klerik autoritar, predikues i persosun, njohës i At Fishtës, aktor i “Judës Makabe” kur ishte student në Seminarin e Jezuitve Shkoder dhe, kangtar i rradhë që si Ai pak kush i këndonte kangët e bukra të kompozitorit Gac Çuni, i cili edhe Ai vdiq në burg pak para se me plotsue dënimin.

Pak ditë para arrestimit dytë i ka thanë Nanës sime: “Kur erdhen me na kontrollue dhomat e Argjipeshkvisë, ate që na ka ba Angjelin Kumrija, nuk na e ka ba as sigurimi!”

Këta pak rreshta janë vetem një Kujtesë e qendrimit Burrnor ndaj miqsisë sonë!

            Melbouerne 10 Shtator 2019.

Please follow and like us: