Ballina Sport BBC: Kosova u pranua në UEFA vetëm tri vjet më parë, tani...

BBC: Kosova u pranua në UEFA vetëm tri vjet më parë, tani afër EURO 2020

Edhe prestigjiozja BBC ka shkruar për fitoren fantastike të Kosovës kundër Republikës së Çekisë.

BBC ka shkruar se pas kësaj fitoreje i është dhënë një e shtyrë e madhe shpresave për arritjen e turneut të parë ndërkombëtar.

“Vendi ballkanik e arriti pranimin në UEFA dhe FIFA vetëm tri vjet më parë.” – shkruhet në raport.

Më tej, aty shtohet se edhe nëse Kosova nuk e arrin kualifikimin përmes grupeve, do të ketë mundësinë që të kualifikohet në Euro 2020 përmes play-offit që e mbërriti në Ligën e Kombeve.

Ndeshjen e radhës, Kosova do ta ketë përballë Anglisë në St.Mary të Southamptonit të martën.