Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “TEUTA” në bashkëpunim me Klubin Letrar “Ndoc Gjetja”, në Lezhë, vazhduan aktivitetet e ditës së dytë të manifestimit letrar trekufitar “Muzat e Alpeve 2019”, e cila u përmbyll me mbremjen poetike “TEUTA” për Visar Zhitin”.
“Kjo mbrëmje poetike i kushtohet njërit prej figruave kyçe të letërsisë bashkëkohore shqipe, Visar Zhitit, poet, prozator, përkthyes dhe simbol i rezistencës morale e intelektuale”-tha Ajetë Beqiraj kryetare e Shoqatës Rajonale të Shkrimtarëve “TEUTA” në hapje të orës letrare e cila filloi me poezitë të përshpirtshme të poetit për mallin, dashurinë dhe ndjenjën e njeriut.
Për vlerat e padiskutueshme të krijimtarisë së poetit Visar Zhiti foli prof.Agron Tufa, poet e studiues, i cili tha se vëmendja nuk duhet përqëndruar në jetën e vështirë të poetit, por në vlerat e pakontestueshme të krijimtarisë së tij. Sepse, “Visar Zhiti, si dje, në diktaturë, ai edhe sot është shkrimtari me vëtëdien morale qytetare, që i përcjell shoqërisë përmes artit të tij vlerën vendimtare të kujtesës së plagëve dhe traumave të diktaturës së postkomunizmit. Fuqia artistike e veprës së Zhtitit, shkon krahas me pathosin e pa bujë human dhe vlerat etike, edukatvie. Dhe për këtë publiku shqiptar i ëhtë mirënjohës dhe thellësisht falenderues”.
Se, kijimtaria e Visar Zhitit ka tejlakaluar kufijte kombtar dhe ky poet shqiptar në panoramën evropian renditet si njëri ndër poetët më të mëdhënj të kohës sonë duke na bërë krenar jo vetëm shqiptarët por edhe popujt fqinj,risolli në vëmendje vlerësimi i shkritmarit të shquar malazez Mirash Martinoviq. i cili duke vlerësuar lart veprën e Zhitit me këtë rast solli për të pranishmit takimin e parë me poetin: “Para dhjete viteve kur isha myssafir ne nje festival poezie te Tiranes, Podrimja u paraqit Ai podrimja me disa libra dhe me te ishte nje njeri te cilin ma prezatnoi tha:”Ky njeri është poet më i madh se unë”. Ai poet ishte Visar Zhiti. Aty o nkftuam dhe menjëherë jam intereusar për poezinë e tij e cila më ka lënë një përshtyje të jashtëzakonshme. Dhe duke e lexuar atë poezi Zhitit i jam përgjegjur me poezitë cilën më një frymë e kam shkruar një poemë në Herceg Novi “Poeti në birucë””. ”
Përdersia poeti Visar Zhiti i përcjellur edhe nga bashkëshortja e tij poete, Eda Zhiti, falenderoi “TEUTëN” dhe Bashkinë e Lezhës për mbështetjen dhe mundësinë e ardhjes sic u shpreh ‘në Lezhën e cila di vetëm të përbashkojë.
“Në Lezhën e shenjtë, do të thosha. Në Lezhën e cila bashkoi shqiptarët për një vizion të madh evropian dhe pikërisht ai bashkim në formë moderne dhe të ndryshme me duket sikur vazhdon dhe tani me njeri- tjetrin-tha Zhiti-Jam shume i prekur nga ky organizim miqsor me të gjithë ju e sidomos nga fjalët e mikut im, Agron Tufa, shkrimtar i mirenjohur dhe veprimtar i shquar në mbështetje të së drejtës së njeriut të zbulimeve e të perskekutimeve të bëra nga diktatura dhe ato duke i ditur se nuk jane akuze por mbrojtje nga e keqja që te mos përsëritet. Një befasi që më prek se tepërmi ishte fjala dhe poezia e shkrimtarit malazez Mirash Martinoviq, nje nga emrat me te shquar të letërsisë ballkanike sot si dhe autor i njerit nder romanet me te rendesishme “TEUTA”, për të cilin njëherë unë unë me naivietin e një qytetari pyeta:”C’është Teuta për ty që ke shkruar për të?A është shqiptare apo malazeze?”, ndërsa ai më përgjigjet: “Lezha ndër rrugëtim kohësh ka dëshmuar se ka gjirin e ngrohtë dhe di të presë miqtë e ta shpalosë mikpritjen e saj!është ilire!’
“Muzat e Alpeve 2019″ paraparakisht ndaluan tek Memoriali Historik i Skenderbeut me c’rast Paulin Zefi, drejtues i Zyrës Historike në Lezhë shprehu kënaqesinë që Lezha të ketë mundësinë të mirëpres shkrimtarë të shquar nga treshtetëshi Kosovë, Mal i Zi Shqipëri si dhe të prezantojmë para tyre trashëgiminë e pasur kulturore të Lezhës së vendimeve të mëdha. Prof.Sadik Bejko solli në vëmendje peshën historike të përiudhës së sundimit të heroit kombtar shqiptar të cilën sic u shpreh”u desh t’ia thurrin lavdinë poetët” dhe këtë po e bënte edhe “TEUTA”, dje duke promovuar poemën dramatike “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” të shkrimtarit dhe artistit Xhevat Limani përkthyer në gjuhë malazeze ndërsa sot duke bërë homazhe te varri i tij.
:”Në shek. XII gdhendësja e ngjarjeve Anna Komnena e quajti Lezhën “qyteti mbi ajër”, i madhi i letrave shqipe At Gjergj Fishta e pagëzon për ” Mriz Zanash”, as unë nuk do të druaj sot që ta quaj “qytet poetësh”, sepse shpirti i Lezhës, është fryma e zanave, është jehona e maleve në oshëtimën e detit, gurgullima e Drini nga thellësitë e Arbërisë!…Lezha ndër rrugëtim kohësh ka dëshmuar se ka gjirin e ngrohtë dhe di të presë miqtë e ta shpalosë mikpritjen e saj!”, tha ndër të tjera Alma Jaku, nga Klubi Letrar Ndoc Gjetja, bashkëorganizator i këtij manifestimi. Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, falenderoi “Muzat e Alpeve” që zbritën e karvanin e tyre edhe në Lezhë. ndërsa, “Bashkia e Lezhës pret që së bashku të formatojmë disa aktivitete të cilat bëjnë të mundur që jeta e poezisë në Lezhë të rizgjohet dhe të marr hov. E dua poezinë dhe duke e dashur poezinë dua ta dini se keni një kryetar bashkie që do të jetë pranë jush.Ndaj, s’me mbetet tjetër vecse t’ju them se duhet t’më konsideroni njerin pej jush dhe sa herë që të keni nevojë për Bashkinë e Lezhës sa herë të kemi mundësinë që të zhvillojmë aktiviete të tjera edhe më gjithëpërfshirëse duke e bërë Lezhën epiqendrën e poezisë në rajon”. Përderisa Aver Husaj, shef i kulturës në komunën e Pejës, tha se:”TEUTA” ishte dhe do të jetë e mbështetur nga komuna e Pejës sepse është një prganizatë serioze e cila ofron vlera të vazhdueshme dhe i jep shtytje promovimit të letërsisë së të tria shteteve”.
Fryma në të cilën u zhvilluan aktivitetet vërteton fjalën e redaktorit të antologjisë “Muzat e Alpeve”- Cmimi TEUTA të promovuat edhe ne Lezhë i cili thotë se :”Poetët, fati i jetës në kushte të ngjashme shoqërore-historike, etika dhe tradita, besimi në fuqinë e fjalës poetike, në rolin dhe karakterin e saj i ka bërë të afërm, të vetëdijshëm se sa më shumë të japin aq më shumë do të kenë dhe sa më shumë do t’i marrin të tjerët për të vetët, aq më të afërm do të jenë me veten dhe me ne”.
Mbështetja e Ministrisë së Kutlruës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës, bashkia e Lezhës, komuna e Tivarit, komuna e Pejës si dhe ajo e Prizrenit, e bëri të mundur pas Tivarit një aktivitet të tillë edhe në Lezhë ku karvani i shkrimtarëve “Muzat e Alpeve 2019” gjeti frymë miqësie, bujarie e poezie. Ata sikur i percolli e pandare jehona e vargjeve të poetit kombtar Atë Gjergj Fishtës, që nga zemra e qytetit, shtëpia e tij përbri e deri te qendra e agroturizmit “Mrizi i Zanave” ku të mirëpritur nga Bashkia e Lezhës shijuan ambientin idilik dhe ushqimet tradicionale si dhe prekën bujarinë shqiptare.