Sot në mbrëmje ka ndrrue jetë CUBË RRUSTEM PERPEPAJ, nana e Z. SKËNDER PËRPEPAJ – personalitetit të njohur të Tropojës, Komunitetit Shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, Drejtorit të “Gazeta e Alpeve Tropoja”, nismëtarit e një ndër financuesit kryesor të hapjes së rrugës për në Curraj të Epër, biznesmen punëmirë e humanist shqiptaro-britanik; i nderuar me Cmimin e Madh “Dardania” (4 mars 2019, në Tiranë).

Nanëmadhja 90-vjecare, Cubë RRUSTEM PËRPEPAJ është bashkëshortja e Pjetër Kukel Ndue Perpepaj të Curraj të Epër, një nga shtëpitë ma të mirënjohura nga Tradita, Historia e Kultura në Nikaj-Mërtur, Malësi të Gjakovës, Dukagjin, Malësi të Madhe, Rrafshin e Dukagjinit etj.

Jetëgjata e shpirtmira CUBË RRUSTEM PËRPEPAJ, që u nda nga jeta në ditën e sotme, është bija e Rrustem Alisë të Mulajve, një nga familjet e nderuara në Nikaj-Mërtur, Malësi të Gjakovës, etj.

E PAMJA bahet te shtëpia e Lazër Përpepaj në Rrugën “Demokracia”, rreth 1 km nga kryqëzimi i Bathores të Kamzës.

Varrimi i  CUBË RRUSTEM PPËRPEPAJ do të bahet  ditën e Diel, më datë 1 Shtator 2019, ora 13:00, në Varrezat e Bathores.

Bordi e Redaksia e “Gazeta e Alpeve Tropoja” i shpreh ngushëllimet e saj drejtorit të gazetës sonë, z. SKËNDER PËRPEPAJ, Familjes Përpepaj të Curraj të Epër e të Rrustem Alisë së Mulajve, të gjithë të afërmëve të gjakut e të pragut të saj, të gjithë miqve e dashamirësve të saj. Jemi pjesë e dhimbjes së tyre! I koftë i lehtë dheu i Tokës Shqiptare kësaj zonje fisnike të Nikaj-Mërturit, Malësisë së Gjakovës e Kamzës! I përjetshëm qoftë kujtimi i saj!

Kryeredaktori i “Gazeta e Alpeve”

Ramiz Lushaj

 

Tiranë, më 30 gusht 2019