Autostrada nënujore, pushime në hapësirë, janë disa nga zbulimet të cilat do jenë të zakonshme pas 50 vitesh, parashikon raporti për të ardhmen e teknologjisë.
Raporti gjithashtu parashikon prodhimin në shkallë masive të organeve të printuara në 3D, implantet për të monitoruar shëndetin tonë si dhe shtëpitë vetë pastruese, do të jenë pjesët kryesore të jetës së përditshme.
Raporti është porositur nga Samsung për të shënuar hapjen e Samsung KX, ‘hapësirën e re të përvojës’ të firmës së teknologjisë. E quajtur Samsung KX50: sugjeron që deri në 2069 transporti do të jetë revolucionarizuar, me sisteme transporti tubash nënujorë në përdorim midis Britanisë, Evropës kontinentale dhe rajoneve të tjera, ku podet me shpejtësi të lartë transportojnë udhëtarët midis vendeve në më pak se nje ore.
Taksitë dhe autobusët fluturues do të përdoren gjithashtu në zonat urbane për të ulur trafikun, ndërsa më shumë udhëtimenë distanca të gjata do të përfshijnë raketa të ripërdorshme që fluturojnë në atmosferën e sipërme dhe me shpejtësi të lartë, duke shkurtuar kohën e udhëtimit midis Londrës dhe New York në nën 30 minuta.
Në shëndetësi, shoqëruesit dhe kujdestarët virtualë do të bëhen të zakonshëm, duke monitoruar gjendjen shëndetësore të një personi gjatë gjithë jetës së tyre dhe të aftë të përkthejnë simptomat në çdo gjuhë. Shtypja 3D në shkallë të gjerë e organeve vitale do të ofrojë zëvendësime të menjëhershme për ata që kanë nevojë për to dhe insektet do të jenë bërë një burim kryesor i proteinave, pretendon raporti.