Ndërsa Arabia Saudite ka vendosur që të lejojë gratë të marrin pjesë në lojrat futbollistike apo edhe të marrin drejtimin e një taksie, një tjetër shtet duket se lë pas të shkuarën.

Bëhet fjalë për Bangladeshin, ku Gjykata e Lartë ka vendosur që të hiqet fjala e virgjër nga certifikata e martesës.

Ky është cilësuar si një vendim mjaft i rëndësishëm, pasi kritikët theksonin se ky është një term poshtërues dhe diskriminues.

Sipas ligjeve të martesës së vendeve myslimane të Azisë Jugore, një nuse duhet të zgjedhë njërën nga tre opsionet në certifikatë, Kumari (e virgjër), e ve ose e divorcuar.

Këto ndryshime pritet që të hyjnë në fuqi në muajin tetor. Bangladeshi është kombi i tretë më i madh në botë me shumicë myslimane dhe gati 90% e popullsisë së tij prej 168 milionë banorësh janë myslimanë.