Nis sot edicioni i 139 i tenisit US Open (26 gusht – 8 shtator) dhe Nadal, Federer dhe Djokovic janë pretendentët kryesorë për fitimit të titullit dhe një çmimi rekord prej 3,85 milionë dollarësh. Falë sukseseve në fushë, tre tenistët kanë fituar në total 373 milionë dollarë. Megjithatë, fitimet jashtë fushës janë edhe më të mëdha për tre lojtarët e tenisit: 1,2 miliardë dollarë.
Edhe për vitin 2019, revista e specializuar “Forbes” ka bërë klasifikimin e 10 tenistëve – meshkuj dhe femra – më të paguar. Për të 14 vit me radhë, në vend të parë është sërish Federer, me 93,4 milionë dollarë, falë çmimeve të fituara në fushë dhe sponsorizimeve në 12 muajt e fundit, deri më 1 qershor. Ky është një rekord për një lojtar tenisi.
Portofoli i tij i sponsorëve është i pakrahasueshëm në sport, me një duzinë partnerësh që i paguajnë më shumë se 60 milionë dollarë në vit, shumë më tepër se ikona të tjera në botë si Tiger Woods, LeBron James e Cristiano Ronaldo.
Roger Federer mbushi 38 vjeç më 8 gusht të këtij viti, megjithatë kompania japoneze e veshjeve Uniqlo nënshkroi (vitin e kaluar) me tenistin një marrëveshje 10-vjeçare me vlerë 300 milionë dollarë, duke zëvendësuar marrëveshjen sponsorizuese të mëparshme me Nike.
Klasifikimi i Forbes / 10 tenistët më të paguar për vitin 2019
1.Roger Federer
Fitimet totale: $93.4
Çmimet në para: $7.4 milionë
Fitimet nga marrëveshjet sponsorizuese: $86 milionë
2. Novak Djokovic
Fitimet totale: $50.6 milionë
Çmimet në para: $20.6 milionë
Fitimet nga marrëveshjet sponsorizuese: $30 milionë
3. Kei Nishikori
Fitimet totale: $37.3 milionë
Çmimet në para: $4.3 milionë
Fitimet nga marrëveshjet sponsorizuese: $33 milionë
4. Rafael Nadal
Fitimet totale: $35 milionë
Çmimet në para: $9 milionë
Fitimet nga marrëveshjet sponsorizuese: $26 milionë
5. Serena Williams
Fitimet totale: $29.2 milionë
Çmimet në para: $4.2 milionë
Fitimet nga marrëveshjet sponsorizuese: $25 milionë
6. Naomi Osaka
Fitimet totale: $24.3 milionë
Çmimet në para: $8.3 milionë
Fitimet nga marrëveshjet sponsorizuese: $16 milionë
7. Alexander Zverev
Fitimet totale: $11.8 milionë
Çmimet në para: $6.3 milionë
Fitimet nga marrëveshjet sponsorizuese: $5.5 milionë
8. Angelique Kerber
Fitimet totale: $11.3 milionë
Çmimet në para: $5.3 milionë
Fitimet nga marrëveshjet sponsorizuese: $6 milionë
9. Simona Halep
Fitimet totale: $10.2 milionë
Çmimet në para: $6.2 milionë
Fitimet nga marrëveshjet sponsorizuese: $4 milionë
10. Sloane Stephens
Fitimet totale: $9.6 milionë
Çmimet në para: $4.1 milionë
Fitimet nga marrëveshjet sponsorizuese: $5.5 milionë
Burimi: Forbes