Elita politike në Kosovë për dy decenie është e pandryshuar, dhe nese e shikojmë dhe analizojmë mirë është e kalbur në mbrendin e saj.Na kan shkaktuar vëtem vuajte . E kan pru krizën ekonomike , krizën politike, morale, migrimin masovik , varferinë …Promovuan antivlera.Po sundojnë më metoda antidemokratike , largë sistemit shumë partiakë pluralist.Futen në sistem konceptin e ndjekjës të stilit të inkuzicionit, largimin e kuadrove eminente , e çka mos tjetër .Këta njerëz të politikës , futën në përdorim kalkulimet dhe manipulimet klasike në zgjedhjet e deritashme.Krijuan rrjete të ndryshme edhe kriminale për të mbetur sa më gjatë në pushtet.Mirë e luajtën rolin e aktorëve të teatrit dhe të filmit.U shërbyen me farsa , skandale të çdo ditëshme dhe teatralitete.

Ende nuk kemi medie të lira, as shtet të së drejtës…Na instaluan fazhizëm intern , dhe instaluan dashurinë karshi forcës së tyre , dhe forcës karshi eksploatimit të djersës dhe mundit të popullit.Elitat në pushtete përdorën metodat diskualifikuese karshi kundershtarëve politik , si dhe përdorën shumë metoda spekuluese dhe dehumanizuese .Nuk krijuan ura të bashkëpunimit më miqët tanë të përheshem në botë .Përkunder gjithnjë e më shumë jemi duke I humbur ata, për fajin e tyre. Kan filluar paturpësisht edhe më shpërbërjen e shtetit edhe ashtu të brisht të Kosovës.Nuk kemi njohje të reja , kemi tërheqje të pavarësisë nga disa shtete, ska rëndësi të mëdha apo të vogla. Diplomacia ishte e nivelit më të ulët , se njerëzit që u emëruan në këto poste , nuk ishin as për afër të nivelit të diplomatit .Dëgjuam gjatë këtyre viteve vëtem llafe , e punë kurrfare.Madje , ju futën pazareve për shitje të tokave , si më Maqedonin e Veriut , më Mal të Zi, e Serbi.Me njerëz të pashkolluar dhe të padinjitetshem nuk bëhët shteti. Jeta parlamentare ishte pika më e dobët. Na nevoiten njerëz më duar të pastra pa afera korruptive dhe kriminale .. . Nese edhe kësaj radhe nuk do të kemi ndryshime përmbajtësore , shumë keq do ti kemi punët …Me pushtete autoritare , përfundimisht do të humbim çdo përkrahje të miqëve tanë …