Një qytetar nga Kosova është përballur me një surprizë të pakëndshme, ndërsa udhëtonte në “Rrugën e Kombit” me familjen e tij. Adnan Arifit, nga Gjilani, i është çarë goma e makinës në autostradë dhe është detyruar të kalojë në korsinë e emergjencët, për të kërkuar ndihmë.
Situata është bërë më e pakëndshme, teksa është injoruar terësisht nga kalimtarët, përfshirë edhe drejtuesit e makinave me targa të Kosovës, siç tregon Arifi.
Shpëtimtari i tij në këto çaste të vështira ka qenë, as më shumë dhe as më pak, se punonjësi i Policisë Rrugore të Lezhës, Gjin Bushgjokaj. Komisari, me origjinë nga Tropoja, përveç ndihmës teknike, i ka paguar edhe shpenzimet në gomisteri.
“Shumë vetura kaluan, askush nuk më ndihmoi, madje ishin me tabela të Kosovës. Por, në ndërkohë, një veturë e Policisë Shqiptare, derisa po kalonin në krahun tjetër të rrugës, e panë në gjendjen çfarë ishim. Ata më erdhën pranë dhe ndihmuan, duke e dërguar veturën të gomisteri më i afërt, që ishte aty. Madje, Shefi i Policisë së Lezhës, Gjin Bushgjokaj, përveç ndihmës teknike, nuk më la as të paguaja shpenzimet, për rregullimin e gomës”, ka sqaruar Arifi.
Fillimisht, rasti u publikua te grupi në Facebook, “Marakli t’Kerreve”, ku komentet pozitive për punonjësin e policisë nga Shqipëria ishin të shumta.
(Nga: ORA NEWS-TV, me 24 gusht 2019))
——————————–
Ky është njeriu më zëmër të madhe, sa mali i Shkelzenit. Shembulli i tij duhet të jetë mësim për të gjithë.
Gjini ka qënë dhe është shëmbullor gjithmonë.
RRESPEKTE PËR TY.
LUMË POLICIA QË TË KA.
LUMË TROPOJA QË TË RRITI.
JEMI KRENARË PËR TY, Gjin Bushgjokaj!
(Nga profile në Fb, Gjin Bushgjokaj)
Tiranë, 27 gusht 2019