Situata politike që u krijue në vend pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj, kryeministrit ma të keq, ma të damshem dhe ma shtetshkatrrues që kan pas shtetet shqiptare deri sot ( të dyja bashk Shqipni e Dardani ) solli deri të shpërbamja e Parlamentit të Republikës së Dardanisë dhe tash pritet dekretimi i datës per zgjedhjet e jashtzakonshme nga ” Kryetari ” i vendit Hashim Thaçi.
Gazeta e portale, analist e publicist të shumtë po shkruejn e po flasin e shpesh edhe po shpifin e trillojnë qellimisht per kontakte të liderve partiak mes veti, per koalicione parazgjedhore që disa sosh veq ( sipas portaleve ) jan arrijtë si dhe per koalicione të mundshme pasëzgjedhore per ta formue qeverinë dhe per ta udhëheq vendin.
Dardania ka pas në historinë e sajë të shkurt shtetnore disa kryeministra, por dy vite e pak ma shumë të qeverisjes nga koalicioni PAN me në krye Ramush Haradinaj ishte qeveria ma korruptive, ma nepotiste, ma shtetshkatrruese , ma kriminele dhe ma badite deri sot.
Andaj unë si qytetar i sajë ju gëzova largimit të kësaj qeverie e cila po të zgjaste deri në fund të mandatit do e shkatrronte shtetin pergjithmonë.
Skandalet e qeverisë Haradinaj 2. ( po e emnojë kështu pasi ka pas nja 3 muej qeveri Haradinaj që në kohën kur ishte gjallë Presidenti Dr. Ibrahim Rugova ) ishin të shumta. Per to kam shkrue disa shkrime ma heret , por kan shkrue edhe gazetar e publicist të tjerë. Andaj nuk do i numrojë të gjitha, por do i ceku disa prej tyne.
Vjedhja e mbi 50 milion eurove kinse po ua falë fabrikave të ujit per amballazhet e tyne.
Vjedhja e 53 miliona euro per firmen turke Behtel Enka.
Sipas disa informatave që kam ato para në realitet nuk ju kan dhan as amballazhistve e as firmes turke Behtel Enka, ato para janë shpernda te militant partiak per ti pas në sherbim Ramushi dhe AAk-ja kur jua ka nevojën.
Qeveria 2.e Ramush Haradinaj do mbahet mend edhe per rritjen e pages per veti me 200% dhe per të gjithë sherbyesit e vetë.
Qeveria 2. e Ramush Haradinaj do mbahet mend dhe per damjen e disa dhjetra mija eurove per sherime në boten e jashtme të dy ish kryeministrave ( Bujar Bukoshit dhe Isa Mustafës ) ndersa qytetaret vdesin në mungesë të parave per ti ble ilaqet ma të thjeshta.
Qeveria 2. e Ramush Haradinaj do mbahet mend edhe per sjelljet arrogante e primitive të formës gansteroze të kryeministrit jo vetem me kundershtar opozitar, por edhe me deputet, me qytetar , me gazetar dhe analist. Jan ba hit i së keqes fjalët e Ramush Haradinaj; a mos ja kam vjedh kujt nanën a babën a…?
Ishin të tmerrshme e neveritës diskutimet e ti në nivel analfabeti në foltoren e Parlamentit, ishin bizare replikat e ti kerrcnuese me kundershtar politik dhe qak edhe me mikun e vet familjar te deridjeshem me deputetin e Vetvendosjes me shokun Rexhep Selimi.
Ramush Haradinaj si kryeministër do mbetet në mbamendje si kryeministri që shprazi thesarin e shtetit dhe të cilit për këtë nuk guxonte ti kundervyhet as ministri i financave z. Bedri Hamza. Vetem nji here ministri Hamza ka kundërshtue menyren e vjedhjes ditën per drekë të thesarit shtetnor qe bahej me urdhnin e kryeministrit Ramush Haradinaj, bile ministri Hamza pat refuzue ta merr pagen e vetë me rritje që u pat ba me diktat dhe urdhën nga kryeministri e që per rritjen u pat arsytue se i duhen per këmisha e kravata.
Qeveria Haradinaj 2. do mbahet mend edhe si qeveri që i hangër qershijat e pshurrta. Kur Kryeministri Akademik Isa Mustafa e solli per dekretim në Parlament Demarkimin e kufinit me Malin e Zi, Ramush Haradinaj me deputetet e vet bashk me partitë opozitare VV dhe NISMa e kallshin Prishtinen me protesta me koktej molotovi si dhe  qajshin koka policësh me gur , sulmojshin pronat private e shtetnore dhe bajshin edhe atentate në eskorten e Kryeministrit Mustafa tue i vendos zingjir me gozhda per ti pelcitë gomat e veturave të eskortës.
I sulmoni  shtepinë e Kryeministrit Mustafa dhe edhe vëllaun e semuer ja maltretonin tue ja ba subjekt sulmesh per ta denigrue Kryeministrin Mustafa. Por kur erdhi dhe u ulë në karrigen e të parit të qeverisë Ramush Haradinaj sado që kishte nji qeveri e formueme nga minjoranca parlamentare ai e kaloj në Parlament demarkimin e kufinit me Malin e Zi po në ata kufinjë që ishin edhe kur ligjin e pat sjellë në Parlament edhe kryeministri Isa Mustafa. Pra i gëlltiti qershijat e psh…
Ramush Haradinaj do mbahet mend si kryeministri ma primitiv dhe ma nonshalant që me sjelljet e veta të retorikës turbopatriotike qak edhe tue u paraqitë si kangëtar folklorik nëper tubime të ndryshme ku me at zanin e vetë të shtjerrt pa asnji notë muzikaliteti shpesh dukej si klovn e shpesh si i smuer mental dhe bahej herë qesharak e herë tragjikomik.
Ramush Haradinaj do mbahet mend se punsojë farefis, miq e militant partie dhe asnjihere nuk u turpnue per këto veprime.
Ramush Haradinaj do mbahet mend si mashtrues me taksen 100% per mallnat serbe e boshnjake.
Vetem militantet e AAK-së mund mos ta kenë verejtë se pse e vendosi taksen kryeministri dhe cili ishte qellimi i ti me te. Ndersa qytetari i Dardanisë gjithandej vendit e ka kuptue rrenën dhe mashtrimin sepse vendimi per taksen 100 % së pari kishte qellimin per perfitime politike jo vetem per veti, por edhe per partinë e ti AAK-në ndersa kontrabanda e mallnave lulëzojë ma shumë se kurr por tash në forma tjera , në forma mafioze , banditeske që ban që mallnat serbe e boshnjake të futen panderpre në Dardani , por permes kontrabandistve dhe permes shteteve tjera fqinje si Mali i Zi, Shqipnia e Maqedonia Veriore e edhe permes Turqisë . Dhe normal se nga kontrabandistët gjithmonë asht vjelë edhe haraqi ashtu si ka veprue kjo parti prej se asht krijue  dhe që unë kam të drejtë per këte qe po shkruej ( se AAK asht parti që mbledh haraq ) e kan deshmue shumë vite ma parë ish deputetet Adem Grabovci , Dardan Mulliqaj etj, etj.
Ramush Haradinaj do mbahet mend edhe per ekskursionet e veta nëper bjeshket e vendit e ma së shumti në ato të Istogut ku vinte me nga disa militant muskuloz dhe ai vet bante fotografi mes tyne tue tregue trupin lakuriq nga beli e perpjetë dhe muskujt e ti ndersa rreth ti militant  të armatosun me armë të gjata.
Ramush e Daut Haradinaj do mbahen mend si lider të AAK-së qe para pak kohe detyruen të ju largohet nga partia Liderja e forumit të grues së AAK-së zonja Donika Kadaj -Bujupi dhe të kalon në VV, e të cilen paturpsishtë në foltore të Parlamentit e pat ofendue Dauti me shpifje se gjoja ajo e paska nanën serbistfolëse. Ju kujtohet thanja cinike e poshtruese e Dautit; …. kujdes mos po të idhnohet nana Donikë. Dhe per këtë unë e kam pas shkrue nji shkrim ku pata vertetue se Donika asht pinjolle e nji familje patriotike e fshatit Lubozhdë ( që asht edhe vendlindja e autorit të këti shkrimi ) dhe se nana e sajë zonja Mirsade Kadaj asht vajza e tash të ndjerit Beqir Kamberaj nga fshati Suhogerrlë në kufi me territorin e Drenicës. Mjerishtë zonja Donika Kadaj -Bujupi perseri u këthye në AAK. Shpresojë ti ketë kerkue Dauti e Ramushi falje per ofenimin që ja paten ba.
Qeveria 2. e Ramush Haradinaj do mbahet mend se lejoj fryemjen e listave të Veteranve të UÇK-së per së paku katër herë ma shumë se sa në realitet ka pas luftëtar UÇK-ja. Dhe do mbahet mend se kerrcnojë me jetë Prokurorin e ndershem z. Elez Blakaj që zbulojë diku mbi 19.000 veteran fals dhe per këtë Prokurori Blakaj u detyrue me ik në SHBA ku gëzon mbrojtjen e shtetit Amerikan.
Dhe ky rast e ka damtue jashtzakonisht shumë jo vetem imazhin e shtetit ma të ri në botë ( Dardanisë ) por edhe mardhanjet jetike që i kishim me SHBA-të.
Qeveria 2. e Ramush Haradinaj do mbahet mend se stopoj rrugtimin shtetndertues të Dardanisë dhe se i ftohu mardhanjet me miqët tanë europrendimor . Dëshmi per këtë janë deklaratat e panderpreme të Ambasadorve të Mbretnisë së Bashkueme, Gjermanisë, Austrisë, Zvicrrës, Norvegjisë si dhe të SHBA-së. Nji ish Oficer i KFORIT norvegjez që tash në Norvegji asht fut ne politikë , para disa ditve lexova në shtypin norvegjez se si ai deklaron se asht fut me të vetmin motiv se nese bahet deputet ai do ban çmos me bind Mbretninë Norvegjeze me terhjek pranimin e shtetit të Dardanisë.
Qeveria 2. e Ramush Haradinaj do mbahet mend se nuk e pat asnji njohje, por që njohjen e shtetit Dardani e terhoqen disa shtete që e kishin pranue ma heret.
Qeveria 2. e Ramush Haradinaj do mbahet mend se e shtyeu në pakufi liberalizimin e vizave per qytetarin e Dardanisë dhe ky qytetar mbet i vetmi me jetue si në rezervat  pa pas mundësi me levizë lirshem nëper botë.
Qeveria 2. e Ramush Haradinaj do mbahet mend se gjatë kohës sa e pat pushtetin në vend pati ma së shumti vrasje per shkaqe banale, per fajde, per bixhoze, per kontrabandë të llojeve të ndryshme etj. Me nji fjalë do mbahet mend se në kohen e sajë lulzojë krimi.
Qeveria 2. e Ramush Haradinaj do mbahet mend se i lirojë nga burgu dhe ju hoqi akuzat të trija grupeve bandite e kriminele që i pat arrestue , gjykue e denue drejtësia e shtetit në kohen e qeverisë se Akdaemik Isa Mustafës .
Qeveria 2. e Ramush Haradinaj do mbahet mend se kusherini i ti i afërt enveristi Nasim Haradinaj në studio të TV Dukagjinit deklaron publiksiht :….. punë e madhe që janë vra njerzit e LDK-së. Apo edhe kur publikisht shkruen dhe dekalron LPK-isti tjeter Ibrahim Kelmendi se : nuk di gja per vrasjen e Kolonel Ahmet Krasniqit, por do ndihesha krenar po ta kisha vra vetë.
Qeveria 2. e Ramush Haradinaj do mbahet mend se deputeti Milaim Zeka haptas flet se si Bujar Bukoshi paska pas dhanë para nji veprimtari të LPK-së per me i vra e eliminue Dr. Ibrahim Rugovën e Fehmi Aganin.
Ne secilin shtet ligjor per këto deklarate do duhej të thirreshin nga prokurori këta njerëz që deklarojnë kështu. Kjo nuk ndodhë në pushtetin e Ramushit.
Ka edhe qindra mija arsye të bizarshme, të liga, të poshtra e kriminale që do mbahet mend qeveria 2. e Ramush Haradinaj, por unë këtu po ndalem e nuk po numrojë tjera. Mjaftojne këto që i ceka dhe tash e pyes secilin qytetar që do del me votue në zgjedhjet që do mbahen së shpejti a jua merr mendja se do e nderprisni mjerimin që ka kaplue vendin qe 20 vjet pas luftës nese perseri do jipni votat per njerëz si Ramush Haradinaj, si Daut Haradinaj, si Kadri Veseli, si Sami Lushtaku, dhe sa e sa hajnave e banditve tjerë që per 20 vjet e kan rjep vendin, e kan sakatue ekonominë e vendit, e kan prue qytetarin me ikë diku jasht e ma kurr mos me mendue me u këthye në vend, e kan shkatrrue shendetësinë, arsmin, shkencën, kulturën qak edhe historinë na e kan ndryshue dhe që kan ba qindra e mija miliona euro pasuni per veti per familjet e veta dhe per militantet e vetë partiak.?!
Unë mendojë se këta bandit të klanit PRONTO dhe PAN-it, të luftëtarve dhe të ” LUFTËTARVE ” njihere e pergjithmonë duhet populli, votuesi me i hjek qafe, me e shpetue veten , familjet dhe shtetin prej tyne. Dhe kjo bahet shumë lehtë. Mos i votoni. Mos u shitni per nji vend pune, per nji post, mos  shitni voten per nji drekë apo per nji darkë, apo per 20, 50, 100 euro etj. Mosni se vendi i punës qe juve do e fitoni sado që juve personalisht do ju sjell ndoshta fitime, ju nuk duhet me harrue se atë vend se  keni pergjithmonë dhe se me votat qe i keni dhanë per vend pune ju jeni ba pjëse e bandes shtetshkatrruese, e shkatrrimit të arshmënisë se femijëve e nipave e mbesave tueja.
Vetem juve mund ta bani mrekullinë per të  miren e vendit. Dhe aspak nuk asht e vështirë ta bani shpetimin tuej dhe të vendit tuej. Mos  votoni asnji nga keta bandit.
Do me pyesni kend me votue?! Pergjigjëja ime asht kjo; … votoni njerzit e arsimuem, njerzit që njifen si ekspert të profesioneve të ndryshme. Harroni militantet e partive, harroni komandantet dhe luftëtaret sepse ata nese kan ba luftën,thuejuni ju falemnderit, por mos harroni se ka 20 vjet që po e sundojnë dhe po e zhvatin shtetin dhe popullit ju ka shtue mjerimi ma shumë sot se në kohën e pushtetit të Millosheviqit pikrisht nga ish komandantet dhe ish luftëtarët.
Mrekullia do ishte sikur të votohej LDK-ja , sikur LDK-në ta nxirrte populli partinë fitues me mbi 60%  të votave. Nuk e them këtë pse jam vetë aktivist i vjeter ( 30 vjet ) i LDK-së, por e them per faktin se ashtdeshmue si parti shtetndertuese  që ka kuadro Akademike në strukturat e sajë dhe per faktin se asht nder partitë që nuk ka afera per krime , per korrupsinon, per nepotizem. Ka ndoshta individ ( tre katër veta ) që perfliten per të tillë, por në pergjithësi asht parti me vizion europrendimor dhe mos ta harrojmë se neve si popull vetem rrugtimi europrendimor na shpeton. Per ndryshe do zhdukemi se shpejti.
Votoni edhe Levizjen Vetvendosje, dhe perkrahni koalicionin LDK-VV, ama ju therras juve militantve të LDK-së qe mos kerkoni nga lideri i VV-së , nga Albin Kurti me shkue me vizitue varrin e Dr. Ibrahim Rugovës. Ka disa ditë që po lexojë deklarata dhe shkrime të tilla nga disa ish deputet të LDK-së dhe nga disa militant të sajë. Ma mire mos ta viziton fare Albini varrin e Ibrahim Rugovës nese ai nuk e ndjen vetë si nderë dhe obligim ta bajë këtë. Por juve kerkoni nga Albin Kurti që ai tua këthej shpinen lidhjeve të ti të mistershme me lider fetar musliman, me lider të shteteve të lindjes dhe edhe kerkoni ta prezantojë Programin partiak qeverisës per zhvillim të shtetit në të gjitha segmentet e ti dhe vetem në program qeverisës bashkpunoni e gjeni kompromise, por pa leshue asnjihere pe në distancimin nga lidhjet dhe bashkpunimi me Turqinë ( sot per sot Dardania e besa gadi edhe Shqipnia jan ba vilajete të Sulltan Erdoganit turk) si dhe me shtete tjera muslimane. Dhe nese Albin Kurti ndryshon qendrimet per SHBA-të, per prendimin dhe per ideologjinë shtetndertuese mbi bazat e demokracisë dhe lirive e barazive njerzore , pra nese ai heqë dorë nga ideologjia sllavokarpatiane e stalinizmit enverist ideologji që ja mesojë mirë qysh kur ishte student baba i ti ideologjik Adem Demaqi, pse jo LDK dhe ju votuesit mos ta perkrahni Albin Kurtin edhe per Kryeinistër. LDK me komplet Kryesinë e sajë ka obligim dhe borq vendit me ba program qeverisë me partnerin e koalicionit dhe aspak ska pse ngulë kambe per postin e të parit të qeverisë e as per poste tjera. Kuptoni njihere se vendi asht ne rrezik, vendi po mbetet shkret sepse rinia iku në boten prendimore dhe mos harroni rrezikun se vendi mundet me u popullzue me emigrant nga bota arabe e muslimane e Afrikës dhe Azisë. Trendet e politikës globale botnore me bajnë me dyshue dhe me pas frikë se kjo e zezëditë ka me na gjetë po vazhdojë vendi me u sundue nga klanet mafioze të PDK, AAK, AKR, NISMA, PSD etj, etj. Andaj kujdes ju votues me voten se kujt po ja jepni dhe poashtu kujdes LDK me kend po bani koalicion dhe mos kerkoni poste per qeverisje, por kerkoni program qeverisë sepse vetem me programe qeverisëse qeveristet vendi.
-Per Limit.Al, nga Istogu 23.08.2019-