Vende të largëta, nga gjithçka dhe të gjithë, për të gjetur paqen me veten dhe përqendrimin e nevojshëm. Pas ishullit të veçantë ku koha nuk ekziston, është edhe ishulli ku mund të qëndroni falas, për të rigjetur frymëzimin.

Grupi i synuar janë shkrimtarët në kërkim të frymëzimit për të përfunduar një libër, hulumtues në fazën e thellimit të një studimi, muzikantë në kërkim të muzës…

Ose çfarëdo krijuesi, pa dallim në fushën e artit, me mundësinë për të mos qëndruar vetëm nëse dëshiron të argëtohet me një grup miqsh. Por, ku është ky vend? Shkoni në veri të Europës, në Suedi. Aty është një ishull ku mund të qëndroni falas për një javë dhe të zhyteni në mënyrë ideale në universin tuaj, duke mos u shqetësuar për shpenzimet dhe gjëra të tjera.

Ideas Island – Ishulli i Ideve – ndodhet në Suedi, në brigjet e Stokholmit. Ai është një ishull privat, në pronësi të shkrimtarit Fredrik Härén, i cili gjatë verës ofron falas hapësirat për një javë, për çdo udhëtar.

Picture: Ideas Island Facebook Source:Supplied

“Dëshirojmë të krijojmë një mjedis që të ndihmojë në zhvillimin e ideve gjeniale. E dimë se idetë më të mira na vijnë kur jemi vetëm apo të çlodhur, të zhytur në natyrë dhe në harmoni me universin” – lexohet në faqen zyrtare të Ideas Island. Aty ju mund të regjistroheni dhe të plotësoni një formular me shpresën se kërkesa juaj për një udhëtim, larg nga gjithçka dhe të gjithë, do të plotësohet.

Picture: Ideas Island Facebook Source:Supplied

Pra, gjithçka falas? Po, të paktën qëndrimi. Ju duhet të paguani vetëm udhëtimin deri në Suedi dhe ushqimi është i mjaftueshëm për qëndrimin njëjavor. Fredrik Härén nxit të ftuarit të dhurojnë edhe një shumë për bamirësi, megjithatë kjo nuk është e detyrueshme. U takon vetë mysafirëve të vendosin për këtë gjë gjatë aplikimit për plotësimin e formularit.

Picture: Ideas Island Facebook Source:Supplied

Çdokush mund të sjellë me vete maksimumi pesë persona (grupe muzikore) dhe në përgjithësi ishulli nuk pret më shumë se 6 persona në një javë. Kufizimi i vetëm është koha: një javë. Megjithatë, ekziston mundësia që ju të bindni pronarin e ishullit për të qëndruar më shumë, por ju duhet të tregoni se projekti që ju solli në ishullin e ideve, me të vërtetë ia vlen të përfundohet aty.

Please follow and like us: