Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se shpreson që në librat e historisë do të shkruhet vetëm një gjë për të – se ajo ishte përpjekur.
Gjatë një ngjarje publike në Stralsund Town Hall, kur u pyet nga një gazetar se çfarë shpresonte që fëmijët të lexonin për të në librat e historisë pas 50 vjetësh, ajo mendoi për disa sekonda dhe u përgjigj me buzëqeshje – “Ajo u përpoq”.
Kur u pyetën se çfarë synon të bëjë pasi mbarimit të mandatit, ajo tha se nuk ka ndërmend të vazhdojë të ndjekë në mënyrë aktive politikën.
Ndryshe, Merkel njoftoi vitin e kaluar se nuk do të kandidojë për një mandat të ri për kancelare, pasi mandati i saj aktual skadon në fund të 2021.
Ajo ka qenë kancelare për 14 vjet dhe drejtoi vendin përmes krizës së madhe globale ekonomike të vitit 2008, si dhe krizës së migrantëve në 2015, kur ajo humbi mbështetjen nga opozita për shkak të politikës së saj të dyerve të hapura.